×
Secondary Adv

Termometri qe mund te parandaloje atakun kardiak

Share on Google+

Sëmundjet  e zemrës janë vrasësi numër 1 i burrave dhe grave në shumicën e vendeve të botës. Në SHBA ato zënë 40% të shkaqeve të vdekjes duke ia kaluar të gjitha sëmundjeve kancerogjene të mbledhura së bashku. Kohët e fundit edhe mjekët shqiptarë kanë dhënë alarmin se çdo ditë po preken nga sëmundjet e zemrës edhe moshat e reja.


Deri në ditët e sotme që të konfirmohej nëse një pacient paraqet rrezik për një atak kardiak të mundshëm, kjo mund të diagnostikohej vetëm me pajsije të shtrenjta laboratori, të cilat jo gjithmonë janë në dispozicion për personelin.  Sidomos kur bëhet fjalë për vendet në zhvillim apo për ato rurale, mundësitë janë edhe më të pakta për ta prandaluar. Kjo është edhe arsyeja pse një grup shkencëtarës nga Koreja e Jugut, në Universitetin e Shkencës dhe Teknologjisë në Pohang , arritën të krijonin një pajisje të thjeshtë termometëri që arrin të parashikojë nësë një pacient do të ketë atak së shpejti apo jo!


Kur muskujt e zemrës janë të dëmtuar - si pasojë e një sulmi në zemër - përqendrimi i një proteine të quajtur Troponin, rritet në gjak. Pajisje të tilla si mikroresonators, sensorët e valëve akustike sipërfaqësore dhe sensorë elektrokimik janë në mesin e mjeteve që zakonisht përdoren për të matur përqendrimet e proteinës Troponin, edhe pse ato janë në përgjithësi të kushtueshme dhe jo të lëvizshme.Një vegël e njohur si  “lateral flow immunoassay” është një alternativë më e mirë, por edhe ajo nuk të jep të dhëna shumë të sakta.Prof. Sangmin Jeon dhe ekipi i tij po mundohen që të krijojnë dicka shumë të thjeshtë, të ngjashme me një termometër mërkuri.


Për të përdorur këtë, është e nevojshme që një mostër serumi të vendoset në një shishe të vogël xhami, së bashku me këto është e nevojshme edhe proteina e Troponin dhe antitrupa që funksionalizojnë nanogrimca e degëzuara të platinit - këto grimca janë në sasi shumë të vogla dhe të pranishme në serum.
Në një reaksion kimik, Troponin shkakton peroksid hidrogjeni duke u ndarë në ujë dhe oksigjen, nga ana tjetër shkakton presion brenda shishes. Për shembul, kur një tub kapilari prej xhami, futet në kapakun e një shisheje, shkakton presion që lenda brenda saj të rritet. Si me një termometer, përdoruesit e tij mund të lexojnë shenjat numerike në tub, në pikën, në të cilën mërkuri ngrihet ose ulet, në saj të temperaturës së matur.


Kjo pajisje jo vetëm do të jetë një ndihmë e madhe për vendet e varfra dhe ato të largëta, por ky mjet mund të përdoret në vend nga ndihma e parë, duke parandaluar një atak kardaik të mundshëm.


Më të lexuarat