×
Secondary Adv

Fasada inteligjente qe bllokon rrezet e diellit automatikisht

Share on Google+

 

Fasadat e xhamit që veshin faqen e parë të ndërtesave janë pjesa më atraktive e një objekti, shtëpie apo cfarëdo qoftë ajo. Kjo është arsyeja pse shumë arkitektë i japin kaq shumë rëndësi veshjes së jashtme të një ndërtese. Të gjithë pëlqejnë të kenë dritare të mëdhaja prej xhami në zyra apo shtëpi.

 

Ato të ofrojnë një pamje spektakolare dhe një ndjesi për një hapësirë më të madhe edhe nëse ambjenti është i vogël. Por të njëjtën kohë xhami vepron si një ngrohës shtesë dhe bën që njësitë e ajrit të kondicionuar të konsumojnë njësi të tepërta të energjisë elektrike.


Do të ishte fantastike nëse do të kishim një fasade xhami, e cila kur temperaturat janë shumë të larta, dhe rrezet e diellit tepër intesive të errësoheshe automatikisht, duke ruajtur një temperaturë të përshtatshme brenda ambjentit. Të ruash vetë-qëndrueshmërinë e energjisë do të thotë të kesh një sistem efikas dhe funksional, dhe është pikërisht kjo ajo që fasadat inteligjente mund të bëjnë!


Fasada është zhvilluar në Gjermani nga bashkëpunimi mes institutit Fraunhofer dhe Shkollës Weissensee të Artit në Berlin. Kjo fasadë inteligjente është e bazuar në një ide të një studenti dizajni, Bara Finnsdottir. Në thelb të projektimit, është një plan urbanistik i stukture në disa forma lulesh, ku secila prej komponentëve do të përmbajnë një teksturë me tela të bërë nga aliazhi me nikel dhe titan. Materiali i përdorur për këta tela, nga natyra, ka veti që mund të ruajë formën.

 

Kjo do të thotë se, edhe pse ajo do të mbetet në formën e saj transparente kur temperaturat janë freskëta, kur ato të ngrihen në një nivel të caktuar, fasada do të kthehet në formën origjinale duke mos lejuar depërtimin e rrezeve të diellit.
Edhe pse ende nuk është përdorur, Fraunhofer thotë se ajo mund të vendoset si komponent shtesë në dritaret apo fasadat ekzistuese. Ka dy kombinime të mundshme për këtë modifikim. Ajo mund të përdoren në sipërfaqe dhe në qoftë se xhami ka panele të dyfishta, mund të instalohet në mes të dy shtresave të xhamit.

 


Aplikimet e kësaj teknologjie janë të pafundme, mund të përdoret në automobila, si edhe për të ndaluar temperaturat sipas kushteve të motit. Këto fasada mund ti gjeni në forma dhe madhësi të ndryshme. Prototipi i parë i kësaj lloj fasade ka dalë që në prill të këtij viti në Gjermani. Ndërkohë mbetet ende për t’u parë nëse fasada inteligjente do të përdoret komercialisht.


Më të lexuarat