
Kupa e Botes 2022, ja si po transformohet Katari
Katari, vendi i Lindjes së Mesme do presë Kupën e Botës pas tetë vjetësh. Përveçse duhet të ndërtojë disa stadiume të reja si shumica e vendeve pritëse të kampionateve botërore të futbollit, shteti i pasur i Katarit po shpenzon 45 miliardë dollarë për të ndërtuar një qytet të tërë të ri nga e para.
Në përpjekjet e saj për t'u bërë destinacion turistik i së ardhmes, dhe në mënyrë të veçantë për FIFA World Cup në 2022, kombi i pasur me naftë i Katarit ka investuar miliarada euro për të zhvilluar resorte dhe stadiume marramëndëse.
Nga Pearl Silver, një kompleks prej 1.5 miliard dollarë, në Lusail, një metropol bregdetar i cili aktualisht është duke u ngritur për të akomoduar një nga stadiumet kryesore të futbollit. Shteti i vogël i Katarit nuk ka kursyer asnjë shpenzim për të siguruar që Doha të kthehet në qytetin e së ardhmes. Megjithatë, disa shqetësohen se një bum i tillë i turizmit mund të jetë i vështirë për qytetin pas turneut të ardhshëm të Kupës së Botës.
Në një raport të Samba Financial Group, hidhen hipoteza se turizmi në Katar do të bjerë menjëherë pas mbarimit të turneut të Kupës botërore. “Edhe pse rritja e fundit e industrisë së turizmit në Katar ka qenë e fuqishme, do të jetë e vështirë për të arritur nivelin e vizitorëve i cili do të mbledhë kërkesa të mjaftueshme për të mbështetur një zgjerim me 400 dhoma hoteli në tetë vjet” - thuhet në raport.
Amphibious 100 Resort
Për ata që duke kërkuar për një vendqëndrim me të vërtetë të paharrueshëm gjatë Kupës së ardhshme të Botës, vendi ideal do të ishte Amphibious 100 Resort. Aktualisht në ndërtim e sipër, projekti duket ambicioz dhe tepër futuristik. Në total projekti do të kushtojë 487 milion dollarw për të ndërtuar, sikurse duket as qëndrimi në të nuk do të jetë edhe aq i lirë.
Projekti, do të ndërtohet në mes të një rezervë deti, dhe do të përbëhet nga katër hotele gjigante, të cilat i ngjajnë një superjahti. Projektuar që të duket si një oktapod gjigand, në cdo krah të tij do të ketë rrugë që të lidhin më shtëpitë-jaht. Secili prej këtyre “jahteve” janë të dizajnuara rreth katër kate dhe do të përfshijë një sipërfaqe nënujore si observator si edhe një sallë pritjeje. Në vendin kryesor, hoteli Giancarlo ZEMA Design Group ka thënë se do të përfshijë gjithashtu një muze dhe një restorant me pamje panoramike.
Aeroporti Hamad
Aeroporti Ndërkombëtar “Hamad” në Doha mund të akomodojë 30 milionë pasagjerë në vit tani për tani, teksa ka plane për zgjerim të mëtejshëm gjatë disa viteve të ardhshme. Vendi i pasur me naftë i Gjirit po angazhohet që të transformohet në një nyjë të madhe të aviacionit dhe po përgatitet që të organizojë njërën prej ngjarjeve më të mëdha sportive në botë. Ai është pjesë e një bumi miliardësh në ndërtimtari, i cili është duke e transformuar pamjen e kryeqytetit të vendit, teksa ai po përgatitet për të organizuar Kupën e Botës në futboll më 2022.
Sikurse Emiratet e Bashkuara Arabe, që ndodhen afër tij, Katari ka investuar shumë në sektorin e aviacionit në vitet e fundit. Ai është bërë një qendër e madhe transiti për fluturimet nga e mbarë bota, duke garuar edhe me nyjat tradicionale evropiane dhe aziatike për dollarët e udhëtarëve.
I ndërtuar kryesisht mbi një pjesë të Gjirit Persik, afër aeroportit të vjetër dhe aktual të Dohas, kompleksi i ri ka kushtuar të paktën 15 miliardë dollarë për t’u realizuar. Aeroporti ri fillimisht ishte planifikuar që të përfundohej në vitin 2009, rreth pesë vjet pas fillimit të ndërtimit të tij. Terminali i tij prej 600.000 metra katrorë e bën atë ndërtesën më të madhe në kryeqytetin e vendit.
The Silver Pearl Hotel
Hoteli luksoz i ngjan dy gjysmë hënave në horizont dhe do të ndërtohet 1.6 kilometra larg në brigjet e Doha në Katar me një kosto prej mbi 1.5 milion dollarësh. Pearl Hotel Silver, i projektuar nga firma me bazë në Nju Jork M. Castedo Architects, ka vendosur që të ketë më shumë se 1000 dhoma dhe një qendër Expo. Ndërkohë që është planifikuar të përfundojë përpara Kupës Botërore të 2022.
Por më mahnitëse do të jetë pamja e jashtme e hotelit, e gjitha prej xhami dhe që do të reflektojë në oqean si një margaritar. Për të arritur në hotel, do të ndëtohet një urë me katër korsi e ngritur, ndërsa do të jenë në dispozicion edhe jahte private dhe helikopterë, për një qasje më të lehtë. Brenda, hoteli do të shfaqë një atrium, kopsht me pamje të oqeanit, qendra konferencash, restorante dhe dyqane pa fund. Të gjitha dhomat dhe apartamentet do të jetë zbukuruar në një estetike të tillë që tregon një vend më trashëgimi të pasur kulturore dhe traditat vizuale.
Stadiumet
Edhe pse nuk figuron në pozicionet e para të renditjes së FIFA-s, Katari është i pasur dhe ka mundësinë për t'i sjellë planetit Kupën e Botës më të mirë të historisë. 10 nga 12 stadiumet e botërorit do të jenë afër Dohas, në një rreze prej 30 kilometrash, gjë që do t'u japë mundësi spektatorëve të ndjekin dy ndeshje brenda ditës, ndërsa lojtarëve mundësinë e shmangies së udhëtimeve të gjata.
Të gjithë stadiumet do të jenë të rehatshme dhe me novacione teknologjike. Për të luftuar të nxehtin e shkretëtirës, në stadiume do të ketë impiante frigoriferike të cilat do të bëjnë të mundur që spektatorët dhe lojtarët në fushë të jenë nën një temperaturë prej 27ºC. Sigurisht, stadiumet do të kenë një ambient të përshtatshëm për mjedisin me rreth 86,000 vend për finalet e Kupës së Botës.
Për të parë se çfarë planifikon shteti i pasur i Katarit të përgatitë për Botërorin 2022, po ju sjellim pesë projektet stadiumeve që priten të ndërtohen: Stadiumi Al-Wakrah, Al-Shamal, Al-Gharafa, Al-Khor dhe Al-Rayyan.
Lusail
Shteti i pasur i Katarit po shpenzon 45 miliardë dollarë për të ndërtuar një qytet të tërë të ri tërësisht nga e para. Qyteti i ri i quajtur Lusail do të mbulojë 28 kilometra katrorë në bregdetin e shkretëtirës përgjatë Gjirit Persik. I gjithë qyteti është planifikuar si një hotel me pesë yje dhe ndodhet vetëm 14 kilometra larg nga Doha.
Tani në ndërtim e sipër, ky qytet do të jetë një metropol i së ardhmes dhe planet e ndërtimit përfshijnë; një zonë tregtare, një lagunë, katër ishuj, dy porte, një qendër tregtare, një spital, një kopsht zoologjik, dy fusha golfi, një park borë, një park për zbavitje dhe banesa për 250,000 njerëz.
Për të shëtitur rreth qytetit do të ketë një rrjet tramvaji, tunele të nëndheshme për këmbësorë dhe varka taksi në ujë. Çdo gjë që nga transporti deri te komunikimi do të kontrollohet nga një qendër kompjuterike. Ngrohja në këto ndërtesa do të bëhet nëpërmjet energjisë diellore dhe ujërat e zeza nuk do të lidhen nëpërmjet linjave të kanalizimeve, por në një rrjet më efikas pneumatik ose në tuba vakumi.
Më të lexuarat








