Facebook përfundoi një azhornim që bashkon Instagram me Messenger, duke siguruar përdoruesve qasje në një listë të veçorive në Direct Messages.
Veçoria shton një 'vështrim të ri shumëngjyrësh për bisedat tuaja', më shumë reagime emoji, përgjigje të shpejtë dhe aftësi për të biseduar me të tjerët që përdorin Facebook.
Mark Zuckerberg njoftoi vitin e kaluar se firma do të sjellë së bashku infrastrukturën e mesazheve të aplikacioneve të njohura, si dhe me përfshirjen e encryption end-to-end. Bashkimi vjen si pasojë e betejës së manjatit të teknologjisë me rregullatorët e qeverisë, të cilët po hetojnë mundësinë e prishjes së gjigantit social.
Përditësimi, u shfaq në versionin e fundit të Instagram dhe Messenger. Përdoruesit kanë qasje në veçorinë e re shumëngjyrëshe për biseda, një listë të re emoji, dhe aftësinë për të biseduar me miqtë në Facebook, duke sjellë shërbimet e mesazheve në një platformë. Një zëdhënës i Facebook konfirmoi se po testonte përvojën.
Një grup i vogël njerëzish ishin në gjendje të rifreskonin në një përvojë të re prove për mesazhe në Instagram, tha ai. Facebook së fundmi doli para Kongresit, i cili është duke hetuar blerjen e Instagram dhe WhatsApp. Sidoqoftë, Zuckerberg u kundërpërgjigj duke thënë se pretendimet bazohen në suksesin e sotëm të Instagramit.
Nuk kishte një garanci që Instagram do të kishte sukses, tha ai. Blerja ka bërë shumë mirë, kryesisht sepse jo vetëm prej talentit të themeluesve, por sepse ne kemi investuar shumë në ndërtimin e infrastrukturës dhe promovimin e tij. Me bashkimin, do të jetë më e vështirë për zyrtarët e qeverisë të godasin gjigantin e mediave sociale.