Koronavirusi do të jetë i pranishëm "përgjithmonë mes nesh, në një formë ose në një tjetër", ka thënë një shkencëtar i Sage.
Sir Mark Walport tha se njerëzit do të duhet të vaksinohen në intervale të rregullta. Komentet e tij vijnë pasi kreu i Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH) tha se shpresonte që pandemia të përfundojë brenda dy viteve, pasi gripit spanjoll i ishin dashur dy vjet për tu kapërcyer.
Sir Mark tha popullsitë më të dendura dhe udhëtimi nënkupton që virusi përhapet lehtësisht. Ai gjithashtu tha që popullsia botërore tani ishte shumë më e madhe sesa në vitin 1918.
Sir Mark tha që, për të kontrolluar pandeminë, do të kërkohej "vaksinim global", por koronavirusi nuk do të ishte një sëmundje e cila mund të zhduket nga vaksinimi. Ky është një virus që do të jetë me ne përgjithmonë në një formë ose një tjetër, dhe pothuajse me siguri do të kërkojë vaksinime të përsëritura, tha ai.
Pra, pak si gripi, njerëzit do të kenë nevojë për rivaksinim në interval të rregullt. Tedros Adhanom Ghebreyesus, kreu i OBSH, ka thënë se gripi spanjoll i vitit 1918 mori dy vjet për të kapërcyer, dhe se përparimet në teknologji mund të lejojnë që bota të ndalojë koronavirusin në një kohë më të shkurtër.
Gripi i vitit 1918 vrau të paktën 50 milion njerëz. Coronavirus deri më tani ka vrarë 800,000 njerëz. Janë regjistruar afro 23 milion infeksione por numri i personave që kanë pasur virusin mendohet të jetë shumë më i lartë për shkak të testimit joadekuat dhe rasteve asimptomatike.
Rastet e koronavirusit janë rritur në vendet evropiane javët e fundit. Disa kombe, të cilët ishin dukur të suksesshëm në shtypjen e shpërthimeve fillestare, tani po shohin që infeksionet të rriten përsëri.