×
Secondary Adv

Prezantohet taksia fluturuese elektrike

Share on Google+

Modelet për një taksi fluturuese elektrike që do transportojë deri në 4 pasagjerë nga Londra në Brighton në vetëm 30 minuta, janë zbuluar nga një firmë britanike.  

 

Mjeti fluturues me emetim zero, 'VA-1X' do të përdorë teknikën e Formula 1 për të arritur shpejtësinë më të lartë me rreth 150 milje në orë dhe një gamë maksimale prej rreth 100 milje.

Vertical Aerospace thanë që mjeti fluturues është caktuar të jetë i pari mjet fluturues elektrikme krahë, dhe me ulje ngritje vertikale, që do të certifikohet. Firma pret që VA-1X do të fillojë fluturime komerciale në 2024.

Sipas Vertical Aerospace, udhëtimet me të ka të ngjarë tu kushtojnë udhëtarëve rreth 5-10 paund për kilometër të udhëtuar, midis asaj të një helikopteri dhe një makine private. VA-1X është pasardhësi shpirtëror i dizajnit të mëparshëm të firmës, i quajtur Seraph, i cili, ndryshe nga VA-1X, ishte një multikopter me dymbëdhjetë helika.

Ndërsa parimi themelor ishte i ndryshëm, VA-1X është projektuar me përvojën e fituar nga zhvillimi i Seraph, bateritë e tij dhe kontrollet e tij të fluturimit. 

Teknologjia eVTOL do të revolucionarizojë udhëtimin, duke kombinuar sigurinë e linjave ajrore komerciale me përfitimet mjedisore përçarëse dhe kostot e elektrifikimit të fluturimit, tha Drejtori i Përgjithshëm i Vertical Aerospace.

Taksia fluturuese do të jetë e gjatë 43 këmbë me një gjerësi prej 49 metrash, duke siguruar që do të jetë mjaft e vogël për tu nisur dhe zbarkuar në helipadet ekzistuese, ndërsa forma e saj aerodinamike do të kërkojë shumë më pak energji për të fluturuar. 


Më të lexuarat