Teknologjia nuk ka të ndalur! Industria e veshjeve po revolucionarizohet gjithnjë e më shumë në ditët e sotme. Gjithmonë e më shumë po përdoren materiale inovative për reduktimin e peshës, ngjyrave dhe prodhimin e variacioneve të reja.
Jemi në fillim të një epoke të re ku teknologjia e printimit 3D ka filluar me përdorimin e saj jo vetëm në fushën e inxhinierisë dhe arkitekturës, por edhe në modë. Por jo vetë kaq, veshjet për futbollin kanë përparuar shumë në krahasim me disa vite më parë.
Së fundmi Nike ka prezantuar Hypervenom Phantom, një teknologji që ka ndryshuar atë që ne kemi menduar se është e pamundur. Kompania ka nxjerrë në treg një produkt totalisht të ri, duke sjelle Hypervenom Phantom. Kjo është një teknologji e zhvilluar mbi baza të avancuara dhe që është duke u përdorur tek veshjet, kryesisht tek atletet.
Sipas burimeve pranë kompanisë thuhet se bëhet fjalë për një palë atlete të cilat në pamje të parë do të jenë të zeza, por në kontakt me nxehtësinë ato do të transformohen në ngjyrë të portokalli.Në pjesën e sipërme, është përdorur një material inovativ që në kontakt më nxehtësinë ndryshon në një ngjyrë tjetër kur atletja vishet. Nike Hypervenom Phantom do të jetë në dispozicion nëpërmjet Nike Soccer App dhe Nike.com.