Ka përfunduar ndërtimi i një prej kullave më të reja dhe më të larta në botë, realizuar nga SOM, Ronald Lu & Partners dhe ECADI.
Me një lartësi prej 530-metrash, kulla është e treta më e lartë në Kinë dhe e shtata me e lartë në botë. I shtrirë në 97 kate, rrokaqielli me bazë në Tianjin njihet si Qendra Tianjin Chow Tai Fook Binhai dhe siguron një sipërfaqe totale 252,144.0 metra në katror.
Struktura, e cila u ndërtua midis 2013 dhe 2019, përdori teknologjinë e modelimit të informacionit të ndërtesës (BIM) në procesin e dizajnimit në mënyrë që të zbatojë disa nga teknologjitë më të fundit dhe duke bërë të mundur që dizajni të jetë më i miri absolut, duke tejkaluar pritjet e dizajnit.
BIM jo vetëm që përmirësoi projektin e përgjithshëm të ndërtesës, por gjithashtu kurseu shumë kohë dhe burime si gjatë procesit të planifikimit dhe ndërtimit. Arkitektët në të gjithë globin vitet e fundit kanë adoptuar BIM në mënyrë që të forcojnë saktësinë dhe efikasitetin e modeleve.
Për disa, përdorimi i teknologjive më të fundit BIM janë jetike në ndërtesat ultra komplekse si kjo kullë. Përveç BIM, segmentimi i njësisë fundore dhe optimizimi i veshjes ndihmuan për të thjeshtuar procesin e ndërtimit edhe më tej. Falë kësaj, qendra është ndërtuar katër muaj para afatit.
Në një njoftim për shtyp, RLP tha: Në fillim të procesit të ndërtimit për Qendrën Financiare Tianjin Chow Tai Fook, ekspertët vlerësuan se të paktën 1,308 copë njësi xhami izoluese asimetrike të pavarura (NJBL) do të kërkoheshin për strukturën e saj unike të veshjes së murit, formuar nga kryqëzimi i tetë sipërfaqeve të lakuara të çrregullta.
Padyshim, Qendra Financiare Tianjin Chow Tai Fook ka qenë një nga projektet më komplekse të kullave në Kinë deri më sot, por falë teknologjisë dixhitale si modelimi i informacionit në ndërtim, çdo hap dhe qëllim mundi të arrihet në mënyrë më efikase se kurrë më parë.