×
Secondary Adv

Samsung prezanton projektorin 4K

Share on Google+

Samsung prezantoi të mërkurën në eventin e përvitshëm, projektorin e ri me lazer ultra të shkurtër, të quajtur Premiere. 

 

Projektori i ri i kompanisë siguron një fotografi super të qartë 4K ndërsa merr një minimum absolut të hapësirës. Kjo sepse projektorët me rreze të shkurtër mund të vendosen pranë një muri, kështu që nuk duhet të shqetësoheni nëse dikush hyn mes jush dhe filmit tuaj të preferuar. 

Premiere vjen në dy përmasa; 130 inç LSP9T dhe 120 inç LSP7T, dhe ka një kulm ndriçimi deri në 2,800 ANSI lumens. Ai mbështet teknologjinë HDR10 +, platformën Smart TV të Samsung dhe vjen me sistem zëri të integruar dhe tingull rrethues Acoustic Beam. 

Projektuesi i quajtur nga Sammsung Premiere është pjesë e portofolit të produkteve Samsung të stilit të jetës, ku bëjnë pjesë gjithashtu Frame, Sero, Terrace dhe Serif. Këto produkte janë tipikisht të kushtueshëm, dhe duke pasur parasysh specifikat e Premiere, ka të ngjarë të mos jetë as i përballueshëm. 

Por Samsung nuk ndau detaje për çmimin ose disponueshmërinë në këtë kohë. E vetmja gjë që dimë është se projektori i ri i kompanisë do të jetë i disponueshëm në SHBA, Evropë, Kore dhe rajone të tjera më vonëgjatë këtij viti. 


Më të lexuarat