Phree, stilolapsi qe ju lejon te mbani shenime ne cdo siperfaqe
Teknologjia është ajo që gjithmonë e më shumë duket se ka një zhvillim të dukshëm në sjelljen e risive të reja. Përdorimet e shumta të saj kanë bërë që krijuesit teknologjik të sjellin sa më shumë pajisje të përparuara që të bëjnë të kesh një mendim ndryshe mbi çdo gjë.
Së fundmi është prezantuar një stilolaps i ri inteligjent ju jep mundësi të shkruani në çdo sipërfaqe dhe pastaj i shfaq automatikisht shënimet tuaja në ekranin e telefonit. I quajtur Phree, stilolapsi shërben gjithashtu si një kufje me Bluetooth dhe ju tregon njoftimet që ju kanë ardhur në telefon nëpërmjet një ekrani të vendosur tek stilolapsi.
Kjo pajisje është krijuar nga kompania izraelite OTM Technologies, e cila ka nisur një fushatë tek Kickstarter për të mbledhur fonde për prodhimin e kësaj pajisjeje.Phree përdor teknologjinë “Optical Translation Measurement” dhe një sensor me lazer 3D për të monitoruar lëvizjet. Pajisja përdor lazerat gjurmues për të ndjekur lëvizjet e stilolapsit dhe për të dalluar formën e shkronjave.
Këto shkronja mund të shkruhen në çdo sipërfaqe, si në tavolinë, karrige, letër, dorë etj. Fjalët do të shfaqen pastaj në ekranin e telefonit me ndihmën e aplikacioneve si OneNote, Office, Viber, Bluetooth etj. Me këtë stilolaps mund të bëni vizatime të ndryshme dhe t’ua dërgoni miqve tuaj me anë të telefonit. Stilolapsi është i pajisur me mikrofon dhe altoparlantë, prandaj mund ta përdorni edhe për të bërë thirrje telefonike. Një ekran i vogël tek stilolapsi shfaq njoftimet dhe mesazhet që ju vijnë tek telefoni, kështu ju mund të përgjigjeni direkt nga ai.
Phree ju lejon të shkruani, vizatoni, të mbani shënime dhe të shprehni veten tuaj në mënyra të ndryshme. Stilolapsi inteligjent Phree do të dalë në treg në prill të 2016-ës dhe do të kushtojë 169 dollarë.