Shkrenctaret krijojne mendafshin e merimanges ne kushte laboratorike
Mëndafshi i merimangës është një nga materialet më të forta që njeriu ka njohur ndonjëherë. Një fije vetëm 3 centimetra e trashë do të ishte e aftë të ndalonte një tren me shpejtësi të lartë.
Sipas raportit të botuar në Euronews, zbulohen disa prej mistereve sesi është krijuar mëndafshi i merimangës, e cila mund të ndihmojë në projektimin e burimeve sintetike që imitojnë vetitë e jashtëzakonshme të mëndafshit natyral.
Interesante është se një grup kërkusesish kanë zhvilluar një qasje sistematike për të hulumtuar strukturën e saj, duke ofruar një pasqyrë të re në mënyrën se si ky material është i krijuar.
Por, pavarësisht përpjekjeve të mëdha nga shkencëtarët për të rikrijuar këtë material, që në fakt merimangat kanë qenë duke e prodhuar për mijëra vjet, aftësia për të manifakturuar këtë mëndafsh në laborator ka provuar të jetë vetëm një iluzion. Kjo deri tani, sepse kërkuesit nga Universiteti i Bayreuth në Bavari, Gjermani thonë se ata kanë krijuar një mëndafsh artificial merimange aq të fortë sa i vërteti me ndihmën e baktereve të gjetura në stomakun e njerëzve dhe kafshëve. Profesor Thomas Scheibel që është duke drejtuar ekipin ka thënë se - “Karakteristikat e vecanta të fibrave të merimangave është fortësia më e e madhe e tyre”.
“Kështu që është një kombinim i fortësisë dhe elasticitetit, cka do të thotë se vetëm një fibër e mëndafshit të merimangës, i duket shumë energji përpara së të shkëputet, në krahasim me cdo fiber tjetër, të bërë nga njeriu ose natyrale”.Teksa mëndafshi artificial nuk është aq i fortë sa mëndafshi natyral i merimangës, ai është madje edhe më elastik. Fortësia e tij, një matje e forcës dhe elasticitetit, krahasohet me mëndafshin real.
Prototipet aktuale të fibrës janë të butë në prekje dhe ato ndricojnë si një mëndafsh i vërtetë. Ato janë të bardha, të shndritshme dhe mund të lyen me teknika të zakonshme të përdorura në industrinë tekstile. Për shkak të biopërshtatshmërisë së tij, mëndafshi i përdorur në proces mund të ketë përdorime të ndryshme të shumta.
Më tej akoma, ekipi po punon në kombinimin e qelizave të minjve me mëndafshin artificial të merimangës për të krijuar qeliza me jetë që mund të zhvillojnë muskuj kardiake, lëkure ose edhe qeliza nervore. E teksa dëgjojmë të tilla risi nga shkenca, nuk mundet të mos mendojmë se ndoshta, edhe heronjtë e filmave, si njeriu merimangë, një ditë mund të shihen teksa fluturon nëpër qytete.