Secondary Adv

Apple njofton daten e eventit te shumepritur

Share on Google+

Apple njofton eventin e laçimit në datë 15 dhe admiruesit spekulojnë se mund të zbulojë një Apple Watch të re, iPad apo edhe gjeneratën e ardhshme iPhone 12. 

 

Uebfaqja e gjigantit të teknologjisë ndau një postim të ri në seksionin e tij të ardhshëm të eventeve që shkruan, 'Bashkohu me ne nga Apple Park. 15 shtator 2020, në orën 10:00 PDT. 

Edhe pse nuk u dha asnjë tregues për arsyen e eventit, Apple zakonisht zbulon smartphone-in më të fundit rreth kësaj kohe, vitet e mëparshme panë prezantimet të ndodhnin në 12 Shtator. Shtatori ka qenë muaji i caktuar për kur Apple lëshon gjeneratën e ardhshme të iPhone-it, por kriza e vazhdueshme shëndetësore e koronavirusit dhe kufizimet e udhëtimit krijuan një numër vonesash për gjigantin e teknologjisë. 

Disa ekspertë të teknologjisë kanë spekuluar se lançimi i ardhshëm mund të jetë vetëm për Watch dhe iPad, me vonesat e prodhimit që shtyjnë daljen e iPhone 12 deri në tetor. Thashethemet kanë sugjeruar që firma është vendosur të lëshojë katër modele të reja iPhone 12, duke përfshirë një iPhone 'Mini' me një ekran 5.4 inç. 

Të katër modelet e reja të iPhone 12 - Pro, Pro Max, modeli  standard dhe 'Mini', do të mbështesin 5G, sipas LetsGoDigital. Modelet iPhone 12 Pro gjithashtu pritet të kenë funksione të tjera AR duke u mbështetur në aftësinë e tij avatar Memoji, e cila lejon përdoruesit të krijojnë versione të animuara të tyre nga brenda aplikacionit Messages. 

Apple iPhone 12 pritet shumë dhe do të mbështesë teknologjinë wireless 5G. Në vendet ku tashmë është krijuar infrastruktura e nevojshme, këto aparate me 5G do të ofrojnë shpejtësi superiore të shkarkimit.


Më të lexuarat