Harrojini smartphone-t, LIGHT Phone eshte gjithcka qe ju duhet
Bota po bëhet gjithnjë e më shumë e fiksuar me teknologjinë e “zgjuar”. Nga smartwatches në kuzhinat inteligjente, njerëzit janë gjithnjë në kërkim të veshjeve dhe pajisjeve , apo të aplikacioneve të ndryshme inteligjente.
Por, për disa zhvillues, revolucioni i teknologjisë inteligjene ka shkuar shumë larg! Në përgjigje të kësaj, një ekip me bazë në Nju Jork ka krijuar LIGHT Phone - një pajisje që ata pretendojnë se është një “anti-smartphone”. Pajisja ka madhësinë e një karte krediti dhe mund të përdoret vetëm për të bërë telefonata dhe për të dërguar tekste. Ajo u krijua për 30 ditë nga Joe Hollier dhe Kai Wei Tang në inkubatorin e Google në Nju Jork.
Ky anti-smartphone është në madhësinë 3.4 x 2.0 inç dhe ka një bateri që zgjat për 20 ditë, vetëm me një të karikuar .Ky telefon ka një ekran me “Dot matrix LED”, peshon 36.5g dhe në memorie mund të mbahen rreth dhjetë numëra.Shpikësit thonë se LIGHT Phone nuk është një pajijse që ka vecon individët, sikurse smartphoni duke i bërë të varur ndaj kontrollit të telefonit në cdo moment.
“Ne nuk jemi duke krijuar teknologji të re, por po përdorim më të mirën e teknologjisë ekzistuese në një mënyrë të re. Në kemi hequr cdo gjë të panevojshme dhe të tepërt që sot smartphonët po ofrojnë dhe kemi lënë vetëm elementët më të rëndësishëm për nevojat e përdoruesve.”- deklaroi , njëri nga zhvilluesit, Joe Hollier.
“Telefoni është i paketuar në një dizajn inteligjent me një ndërfaqe që respekton përdoruesit me thjeshtësinë e tij “.Pajisja vjen me një paketë falas prej 500 minutash, një kartë SIM, si dhe një aplikacion për ta lidhur atë me një smartphone ekzistues. Shpikësit e saj thonë se ajo mund të përdoret si një pajisje e thjeshtë e pavarur për ti dhënë fëmijëve një mënyrë që ata mund të kontaktojnë me prindërit e tyre në raste urgjente.
LIGHT Phone gjithashtu mund të lidhet me një tjetër smartphone për t’u përdorur si një rezervë në situata kur bateria e smartphonit ka rënë . Nga ana tjetër, ata thonë se kjo pajisje mund të përdoret për t'i dhënë njerzëve më shumë qetësi nga njoftimet e vazhdueshme në smartphones e tyre. Përdoruesit mund ta porosisin onlinë në faqen Kickstarter për 100 dollarë. Ndërsa pajisja do të jetë në shitje vitin e ardhshëm duke filluar që nga muaji maj.