×
Secondary Adv

Ura prej xhami me e gjate ne bote do te ndertohet ne Kine vitin e ardhshem

Share on Google+

 

Kina synon që të jetë lider në turizëm, dhe përpjekjet e saj nuk kanë të sosur. Vetëm dy javë më pare Kina hapi “skywalk”- një urë prej xhami në formë patkoi, në një lartësi prej 1220 metrash.


Ndërsa ditën e djeshme, burime nga firma arkitektonike e Haim Dotan kanë deklaruar se Kina kërkon të ndërtojë një urë prej xhami 370 m që do të lidhë dy anët e Grand Canyon Zhangjiajie, në provincën e Hunan. Lartësia e kanionit është rreth 400 m, ndërsa mendohet që ura të ketë një hapësirë  dhe trashësi në mënyrë që të mbajnë deri në 800 njerëz në të njëkohësisht.

 


Kanioni i madh i Grand Canyon Zhangjiajie është një ndër mrekullitë e botës në provincën e Hunan në Kinë. Po ashtu edhe një ndër pikat më atraktive për turistët. Në një përpjekje për të zhvilluar dhe tërhequr sa me shumë vizitorë Kina po ndërton mrekulli arkitekture, aty ky natyra e bën akoma edhe më të pamundur.

 


Ura prej  xhami e Zhangjiajie mund të shëndërrohet në një trend botëror. Projekti është i financuar nga Ministria e Turizmit e Kinës dhe është planifikuar të hapet vitin e ardhshëm.Ndërsa do të ndërtohet në mes dy anëve të kanionit, struktura e brishtë prej xhami, do të jetë një makth për ata që kanë frikë prej lartësive .


Më të lexuarat