Secondary Adv

10 cmenduri arkitektonike ne ndertim e siper ne te gjithe boten

Share on Google+

 

Shumë shtete anembanë globit po sifdojnë njëra – tjetrën duke ndërtuar kryevepra arkitektonike për tu bërë lider potencialë në turizëm.

Por kjo nuk është vetëm një sfidë për turizmin pasi shumë vende po sjellin imagjinatën në realitet, duke ndërtuar objekte dhe kulla të mahnitshme, sa të larta po edhe aq inovative dhe kjo është një shenjë që e ardhmja është afër. Shihni më poshtë dhjetë “cmenduritë” arkitektonike në ndërtim e sipër në të gjithë botën!


10. Kingdom Tower, Emiratet e Bashkuara Arabe

 

Kingdom Tower, tejkalon ndërtesën më e lartë në botë, "Burj Khalifa" ( me 168 metra). Pritet të jetë ndërtesa më e lartë në planet, lartësia e të cilës do të jetë 1 kilometra. I gjithë objekti në total ka kushtuar 1.2 miliard dollarë dhe është i vendosur në Jeddah. Kulla do të përmbajë suita luksoze, zyra, një observator, një hotel më katër kate dhe tarracën më të lartë në botë, në katin e 157. Punimet për këtë ndërtesë nisën zyrtarisht vitin e kaluar, dhe ndërtesa pritet të përfundojë në 2019.


9. Shanghai Tower, Kinë

 

Ndërtimi i kësaj kulle ka filluar që në vitin 1993. Kjo ndërtesë 121 kate ka kushtuar plot 42 miliardë dhe përfundoi së ndërtuari këtë vit. Kjo është kulla e dytë më e lartë në botë, dhe hapja zyrtare do të bëhet këtë vit. Kjo ndërtesë multifunksionale përbëhet nga nëntë zona të ndryshme vertikale dhe është e mbuluar nga një shtresë prej xhami transparent, për të mbrojtur ndaj kushteve të këqija të motit.

 

8. The Dubai Pearl (Margaritari i Dubait)

 

Dikush ka vendosur që Dubai të jetë vendi për ndërtesat më luksoze në botë. Sikurse duket edhe nga fotoja, kjo ndërtesë e cuditshme është ndërtuar qëllimisht si një krijesë me katër këmbë. Ndërtesa 73 katëshe ka filluar së ndërtuari në vitin 2009 dhe pritet të përfundojë në 2016. Ka katër kulla lidhur nga një urë në qiell, e planifikuar si një teatër premium me 1,800 vend, që do të jetë shtëpi për Dubai International Film Festival.


7. Agora Garden Tower, Taivan


Në vitin 2016, banorët e Taipeit, në Taivan, do të kenë mundësinë të përjetojnë dy stile të jetës brenda një objekti të vetëm. Kulla gjarpëruese 20 katëshe, është e rrethuar me një “xhungël” kopshtesh vertikale dhe është i dizajnuar nga byroja projektuese e Vincent Callebaut, ndërsa objekti ka një sipërfaqe prej 42.355 metra katrorë. E dizajnuar në formë të strukturës së ADN-ës spirale, kulla është organizuar rreth një bërthame qendrore që mundëson vendosjen e kopshteve përreth objektit. Këtu do të mbillen bimë ushqimore dhe dekorative, duke ju mundësuar banorëve të 40 apartamenteve luksoze të kenë kopshtet e tyre private, ndërsa sistemi i grumbullimi të shiut mundëson furnizim me ujë. Kulla Agora është projektuar të jetë një ndër objektet më ekologjike në botë.

 

6. World One Tower,Indi

 

Kur të përfundojë këtë vit, kulla me 117 kate do të jetë ndërtesa me e lartë rezidenciale në botë. Banorët e pasur të Mumbait në Indi do të mund të jetojnë në këtë ndërtesë madhështore më 300 apartamente me 3-4 dhoma gjumi dhe me njësi të projektuar nga studio Armani / Casa Giorgio Armani dhe fillojnë nga 1.5 milion dollarë.

 

5. Qendra kërkimore e naftës e mbretit Abdullah


Të gjitha ndërtesat në këtë listë janë interesante, por jo aq mbresëlënëse sa Qendra e mbretit Abdullah për studime dhe kërkime të naftës. Kjo ndërtesë e ndodhur në Riyadh të Arabisë Saudite duket më shumë si një “strofkë shejtani” sesa një organizatë jo-fitimprurëse shumëkombëshe. Dizajni prej kristali është realizuar nga arkitekti Zaha Hadid. Ndërtimi i kësaj ndërtese ka filluar në vitin 2009. Punimet pothuajse kanë përfunduar por mbetet e paqartë se kur objekti do të jetë i hapur.


4. Suzhou Zhongnan Center, Kinë

 

Ndërtimi i kësaj kulle të lartë plot 728.7, me 138 kate ka filluar vetëm kohët e fundit. Ndërkohë që ka ende një rrugë e gjatë për të përfunduar. Por sidoqoftë Qëndra Suzhou Zhongnan do të kushtojë plot 4.5 miliard dollarë dhe pritet të përfundojë sipas planit në 2020. Ndërsa do të jetë ndërtesa më e lartë në Kinë dhe e treta më e lartë në botë. Kulla do të ketë një hotel, hapësira zyra dhe apartamente.

 

3. Lotte World Tower


Ndërtimi i kësaj kulle ka filluar në vitin 2010, ndërsa planifikimi dhe përgatitjet në vendin e ndërtimit kishin filluar 13 vjet më parë. Sipas vlerësimeve kjo kullë do të kushtojë 1.25 miliard dollarë. Kulla botërore Lotte do të jetë rreth 556 metra e lartë dhe do të ketë plot 123 kate, kur të përfundojë në 2016. Pritet të jetë ndërtesa më e lartë në Seul, Korenë e Jugut dhe do të ketë dyqane, zyra, apartamente, një hotel dhe një hapësirë vëzhgimi për publikun në katin e fundit.

 

2.Dawang Mountain Resort

 

Jeni lodhur nga hotelet e rregullta! Changsha, China Dawang Mountain Resort do të jetë gati për t’ju shërbyer, kur të hapet në vitin 2016. Ndërtesa rreth 170 metra e lartë do të jetë një vend argëtues për të gjithë “botën e akullit”, duke përfshirë një pistë sikish, një park ujor dhe kopshte të varura.

 

1. Hoteli Songjiang

 

Hotel turistik është ndërtuar në një gurore 100 metër të thellë në rrethin Songjiang pranë Shangait në Kinë. Edhe pse nga këto foto duken hotel gati joreale, projekti pritej të përfundonte në maj të vitit 2014. Kompleksi do të përmbajë restorante, kafene, qendra sportive dhe do të përfshijë zona nënujore publike. Dy nivelet nënujore do të strehojnë një restorant përballe një Akuariumi dhjetë metër te thellë. Niveli më i ulët i hotelit do të përmbajnë një kompleks të lirë, me një pishinë me ujë që do të përdoret për sporte. Një qender e lojrave ekstreme për aktivitete të tilla si ngjitje dhe hedhje nga lartësitë do të arrihen nga ashensorët e veçantë nga niveli i ujit në hotel.


Më të lexuarat