Secondary Adv

OBSH hedh poshte efektivitetin e Remdesivir

Share on Google+

Një studim i madh i udhëhequr nga OBSH sugjeron që ilaçi antiviral Remdesivir nuk ndihmoi pacientët COVID-19 të shtruar në spital. 

 

Rezultatet nuk mohojnë ato të mëparshmet dhe studimi i OBSH nuk ishte aq rigoroz sa ai i mëparshëm i udhëhequr nga Instituti Kombëtar i Shëndetit i Sh.B.A. Por ato shtojnë shqetësimet rreth asaj se sa vlerë i jep ilaçi i kushtueshëm sepse asnjë nga studimet nuk ka zbuluar se mund të përmirësojë mbijetesën. 

Ilaçi nuk është aprovuar për COVID-19 në SH.B.A., por është autorizuar për përdorim urgjent pasi studimi i mëparshëm zbuloi se shkurtonte kohën e rikuperimit me pesë ditë mesatarisht. Mjekimi është miratuar për përdorim kundër COVID-19 në Britani dhe Evropë dhe është ndër trajtimet që Presidenti i SHBA Donald Trump mori kur u infektua në fillim të këtij muaji.

Studimi i OBSH-së përfshiu më shumë se 11,000 pacientë në 30 vende. Rreth 2,750 u caktuan rastësisht për të marrë Remdesivir. Pjesa tjetër mori ose ilaçin e malaries hidroksiklorokinë, interferonin përforcues të sistemit imunitar, kombinimin antiviral lopinavir-ritonavir, ose thjesht kujdes të zakonshëm. 

Shkalla e vdekjes pas 28 ditësh, nevoja për aparate për frymëmarrje dhe koha në spital ishin relativisht të ngjashme për ata që morën Remdesivir kundrejt kujdesit të zakonshëm. Historia e madhe është zbulimi se remdesivir nuk prodhon ndonjë ndikim domethënës në mbijetesë, tha në një deklaratë Martin Landray, një profesor i Universitetit të Oksfordit.

Ky është një ilaç që duhet të jepet me infuzion intravenoz për pesë deri në 10 ditë, dhe kushton rreth 2,550 dollarë për kurs trajtimi, tha ai. Ne kemi nevojë për trajtime të shkallëzueshme, të përballueshme dhe të barabarta.


Më të lexuarat