Secondary Adv

Hoteli me i madh ne bote do te ndertohet ne Meke

Share on Google+

 

Në Mekë do të ndërtohet hoteli më i madh në botë. Abraj Kudai, ndodhet në Arabinë Saudite në afërsi të zonës me emrin Manafia, ndërkohë që pritet të përfundoje në 2017.


Hoteli i quajtur “Abraj Kudai” do të vendoset në qytetin e Mekës, një qytet ky i cili vizitohet çdo vit nga më shumë se 15 milionë myslimanë.
Me kulla 44-katëshe që përmbajnë 10,000 dhoma, 70 restorante, salla gjigande eventesh, shërbime luksoze dhe tarraca me hapësira për uljen e helikoptereve.

 


Hoteli i cili është duke u ndërtuar nga grupi multi-nacional i dizajnimit Dar Al Handasah do të ketë një sipërfaqe totale prej 4,6 milionë metra katrore.
Puna tashmë ka filluar në projektin prej 3.5 miliardë dollarë, i cili do të ketë restorante, kate të tëra mbretërore dhe një kupolë e cila do të jetë më e madhja në botë.

 

 


Dhjetë kullat e hotelit do të jenë me katër yje, ndërsa dy kullat e mbetura do të ofrojnë shërbime luksoze me 5 yje.
Kompleksi gjigand do të shtrihet në një sipërfaqe tepër të madhe dhe do të jetë praktikisht si një qytet më vete, i ndarë në 12 kulla.
Studioja arkitekturore që po merret me dizajnin e hotelit premton se do të bëjë “cudira”. Hoteli do të hapet në vitin 2017 dhe realizimi i tij do të kapë vleren e 3.5 miliard dollareve.

 


Deri më tani hoteli më i madh ndodhet në Las Vegas. “The Venetian”dhe “ The Palazzo” që operojnë si një hotel i vetëm ofrojnë 7117 dhoma, dhe pas tij vjen “MGM Grand”me  6852 dhoma.


Më të lexuarat