Secondary Adv

Krijohet boja akrlike super reflektive

Share on Google+

Shkencëtarët thonë se kanë krijuar një bojë të re super të bardhë që reflekton 95.5 përqind të dritës së diellit që bie mbi të.  

 

Akriliku i ri, i zhvilluar në Universitetin Perdue, mbetet dukshëm më i freskët se temperatura përreth si ditën ashtu edhe natën. Ekipi projektoi bojën me mbushës të karbonatit të kalciumit për të minimizuar sasinë e dritës ultraviolet që thith boja, në vend të grimcave standarde të dioksidit të titanit. 

Studiuesit thonë dhe mund të përdoren për të mbajtur ndërtesat më të freskëta natyrshëm, duke ndihmuar në zvogëlimin e ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga ajri i kondicionuar dhe teknologjia tjetër e ftohjes. Për të zhvilluar një bojë komerciale të qëndrueshme që ftohet pasivisht, Xiulin Ruan, përdori mbushës të karbonatit të kalciumit për të minimizuar sasinë e dritës ultraviolet që thith boja. 

Gjatë testimit, akriliku i ri mbeti 10 gradë C nën temperaturën përreth natën dhe të paktën 1.7 gradë C më i ulët kur dielli ishte në kulmin e tij. Bojra të tjera të bardha 'që refuzojnë nxehtësinë' reflektojnë vetëm rreth 80 deri në 90 përqind të dritës së dukshme dhe nuk mund të arrijnë temperatura më të ulëta se të ambientit. 

Akriliku me bazë karbonat kalciumi tejkaloi  bojën komerciale kur shqyrtohej nën infra të kuqe. Boja jonë është në përputhje me procesin e prodhimit të bojës komerciale dhe kostoja mund të jetë e krahasueshme ose edhe më e ulët, thotë Ruan. 

Çelësi është të sigurohet besueshmëria e bojës në mënyrë që ajo të jetë e vlefshme në aplikimet afatgjata në natyrë. Ruan thotë se boja ka shumë aplikime, duke përfshirë parandalimin e mbinxehjes së pajisjeve të telekomunikacionit në natyrë.


Më të lexuarat