Secondary Adv

11 mrekulli arkitektonike qe duhet ti shihni te pakten nje here ne jete!

Share on Google+

 

Rreth e qark botës gjenden ndërtesa të ndryshme, ura madje dhe qytete të tëra që janë mrekulli arkitekturore, të cilat duhet t’i shtoni në listën e vendeve që do të vizitoni gjatë jetës tuaj. 11 destinacionet e mëposhtme ofrojnë një botë të mrekullueshme arkitektonike për t’u admiruar dhe inspiruar.


11. Ndërtesa e Parlamentit, Budapest, Hungari


Ndërtesa e ParlamentitHungarez është një nga objektet më të vjetra legjislative të Evropës, dhe një pikë referimi e njohur. Kjo është ndërtesa më e madhe e Hungarisë dhe më e larta në Budapest.

 

10.Tempulli Wat Rong Khun ose e Tempulli i Bardhë, Tajlandë 

 

Ndërtimi i këtij tempulli filloi në vitin 1997 dhe zgjati pothuajse më shumë se një dekadë. Artisti Visual dhe dizajneri Chalermchai Kositpipat është përgjegjësi kryesor për këtë kryevepër, e cila aktualisht shërben si një tempull budist dhe një vend shumë popullor për tu vizituar nga vendasit dhe turistët.

 

9. Arkitektura e Dubait, Emiratet e Bashkuara Arabe

 

Dubai ka pësuar ndërtime të shumta gjatë dy dekadave të fundit. Thuhet se Dubai aktualisht ka 15-25% të vinçave të të gjithë botës. Kur përfundojë, Dubai Waterfront do të jetë ndërtimi më i madh ujore në të gjithë botën. Palm Islands janë gjithashtu një thesar në vete, pasi ato janë ishujt më të mëdhenj të ndërtuar nga njeriu në botë.


8. Arkitektura e Los Angeles, SHBA


Qyteti i Los Anxhelos është i famshëm për kryevepra arkitekturale. Disa nga pamjet kryesore arkitektonike përfshijnë ndërtimin e Theme Building at LAX, Walt Disney Concert Hall, Richard Meier’s Getty Center, Grauman’s Chinese Theatre, Capitol Records Building, Pacific Design Center, Bradbury Building, the Gamble House, Hollyhock House, dhe shumë më shumë.

 

7. Santorini, Greqi

 

Santorini është një nga destinacionet më të bukura për të eksploruar arkitekturën cikladike; ose fshatrat e bardhë të ndërtuara mbi shkëmbinjtë me ngjyrë të kuqe.


6. Pont Alexandre III, Paris, France 

 

Pont Alexandre III është ura më e bukur në Paris dhe pa dyshim më dekorativja. Ura lidh Hotelin e Invalidëve me Grand dhe Petit Palais në anën tjetër të Senës. E zbukuruar me llampa dhe skulptura të shumta, kerubinë dhe nimfa. Thonë që çdo ornament është i krijuar nga artist i ndryshëm. Ndërsa ura i kushtohet miqësisë ruso-franceze.

 

5. Xhamia Sheikh Zayed Grand, Abu Dhabi, Emiratet e Bashkuara Arabe

 

E njohur si xhamia më e madhe në Emiratet e Bashkuara Arabe, Grand Zayed Sheikh përfshin një arkitekturë mjaft fine. Ndërtimi filloi në vitin 1996 dhe zgjati deri në vitin 2007. Ky është vendi kyç për mbledhjet dhe lutjet e Bajramit, gjatë kësaj feste ajo vizitohet nga më shumë se 40.000 njerëz.

 

4. Arkitektura e New York-ut, SHBA 

 

I tërë qyteti i Nju Jorkut është i mbushur me kryeveprat arkitekturore. Disa nga kryeveprat mund të permendim: Statujën e Lirisë, One Wall Street, Trump Building, The Little Singer Building, Central Park, Rockefeller Center, Jefferson Market Library, Barclay-Vesey Building, Kishën Trinity dhe  shumë më tepër!


3. Ura Golden Gate, San Francisko, SHBA 

 

Ura e famshme e San Franciskos, Golden Gate u hap më 27 maj 1937, dhe u cilësua si një mrekulli inxhinierike. Në atë kohë, ishte ura  e varur më e gjatë në botë dhe ishte ndërtuar nëpër një ngushticë që shumë e cilësonin si të pabesë për çdo lloj ndërtimi të sigurtë. Ura, e cila lidh qytetin me kontenën fqinje Marin, u konceptua nga inxhinier Joseph Strauss dhe mban firmën e arkitektëve Leon Moisseiff dhe Irving Morrow. U deshën 4 vjet për ta përfunduar me një kosto prej 35 milionë dollarë.


2. Ura Vasco da Gama, Lisbonë, Portugali 

 

E njohur si ura më e gjatë në Evropë, Vasco da Gama shtrihet 16 kilometra mbi lumin Tagus, dhe ofron 6 korsi të veçanta për udhëtarët. Është projektuar nga Armando Rito, dhe u hap për publikun në vitin 1998, rreth 3 vjet pas ndërtimit, i cili filloi në vitin 1995.

 

1.Xhamia Nasir al Molk, Shiraz,Iran 

 

Ndërtimi i xhamisë së mrekullueshëm të Molk al Nasir, filloi në 1876 dhe përfundoi në 1888. Jo vetëm që të ofron një arkitektonike të detajuar, por ajo gjithashtu edhe një shumëllojshmëri ngjyrash të ndritshme falë dritareve dhe pllakave të pikturuara me forma gjeometrike dhe që mbulojnë të gjitha muret e brendshme.


Më të lexuarat