Një kompani në Singapor ka zhvilluar një test frymëmarrje për Covid-19, për të cilin pretendon se mund të japë rezultat në më pak se një minutë.
Breathonix, një firmë nga Universiteti Kombëtar i Singaporit pretendon se testi ishte 90 për qind i saktë në një provë me 180 persona. Kompania shpreson të marrë dritën jeshile nga rregullatorët në fillim të vitit të ardhshëm në mënyrë që të fillojë përdorimi i testit për të diagnostikuar njerëzit me sëmundjen.
Testi kërkon përbërje organike të paqëndrueshme (VOC, kimikate në frymëmarrje që lirohen nga qelizat e sëmura në trup. Breathonix aktualisht po zgjeron provën e tij në të gjithë Singaporin dhe shpreson të përmirësojë saktësinë e testit të tij para se ta hedhë atë në treg në fillim të vitit të ardhshëm.
Shkalla e saktësisë u zbulua gjatë një prove pilot ku përfshihen 180 vullnetarë në Qendrën Kombëtare të Sëmundjeve Infektive (NCID). Midis pjesëmarrësve,gati 50 kishin rezultuar pozitivë për koronavirusin. Testi diagnostikoi me saktësi më shumë se nëntë në 10 pacientë Covid-19.
Testi i frymëmarrjes gjithashtu ka një normë specifike prej 95 përqind, që do të thotë se dha një rezultat të saktë 'negativ' 95 përqind të kohës. Studiuesit shpresojnë të rekrutojnë deri në 600 pacientë gjatë muajve të ardhshëm për të vërtetuar produktin, i cili është ende në fazën prototip.
Me 20 dollarë, Breathonix pretendon se testi i tij do të ishte 70 për qind më i lirë se testet PCR, të cilat përdoren në të gjithë botën për të testuar njerëzit për koronavirusin.