Secondary Adv

Ekzistojne rreth 850,000 viruse te pazbuluara

Share on Google+

Mund të ketë deri në 850,000 viruse ende të pazbuluara në zogj dhe gjitarë që një ditë mund të infektojnë njerëzit, kanë paralajmëruar shkencëtarët. 

 

Në një raport të ri, një ekip ndërkombëtar prej 22 ekspertësh tha se pa ndërmarrë veprime në mbrojtje të jetës së egër do të ketë pandemi më të shpeshta dhe më të këqija.

Nevojitet një ndryshim për të parandaluar shfaqjen e sëmundjeve zoonotike, në vend që të reagojmë ndaj tyre me masa të shëndetit publik dhe vaksina të reja, shtuan ata. Vetëm kjo qasje, thanë ekspertët, do të na lejojë t'i shpëtojmë epokës së pandemive.

Kjo kërkon që t'i jepet fund shfrytëzimit të paqëndrueshëm të mjedisit, përfshirë shpyllëzimet, bujqësinë intensive dhe tregtinë/konsumimin e specieve të egra. Kjo e fundit ka rritur kontaktin midis jetës së egër, bagëtisë dhe njerëzve, dhe ka çuar në pothuajse të gjitha pandemitë, vuri në dukje raporti.

Masat e rekomanduara përfshijnë taksat mbi prodhimin e mishit dhe bagëtisë, frenimin e tregtisë së kafshëve të egra dhe përpjekje më të mira për ruajtjen. Hapa të tillë do të kushtonin rreth 40–58 miliardë dollarë në vit, vlerësuan ekspertët, një pjesë e kostos së luftimit të pandemive si COVID.

Vetëm deri në korrik, koronavirusi tashmë kishte mbledhur një kosto financiare prej 8–16 trilionë dollarë. Ekspertët paralajmëruan se ka rreth 540,000-850,000 viruse të zbuluara aktualisht tek zogjtë dhe gjitarët, të tilla si lakuriqët e natës, brejtësit që mund të kenë ose zhvillojnë aftësinë për të infektuar njerëzit.


Më të lexuarat