Secondary Adv

Grupi i gjakut 0 me i mbrojtur nga Covid

Share on Google+

Njerëzit me grupin e gjakut O mund të jenë më pak të prekshëm nga Covid-19 dhe kanë më pak  mundësi për tu sëmurë rëndë, sipas dy studimeve. 

 

Ekspertët thonë se nevojiten më shumë hulumtime. Studimi ofron prova të mëtejshme se grupi i gjakut mund të luajë një rol në ndjeshmërinë e një personi ndaj infeksionit dhe shansin e tij për të pasur një gjendje të rëndë të sëmundjes.

Arsyet për këtë lidhje nuk janë të qarta dhe kërkojnë më shumë kërkime për të thënë se çfarë implikimesh ka, nëse ka, për pacientët. Një studim ka zbuluar në mes të 7,422 personave pozitivë me Covid-19, se vetëm 38,4% ishin me grupin e gjakut O.

Në studimin tjetër, studiuesit në Kanada zbulojnë midis 95 pacientëve të sëmurë kritikë me Covid-19, një pjesë më e lartë me grupin e gjakut A ose AB - 84%, kërkojnë respirim mekanik krahasuar me pacientët me grupin e gjakut O ose B, i cili ishte 61%.

Studimi kanadez zbuloi se ata me grup gjaku A ose AB kishte një qëndrim më të gjatë në kujdesin intensiv, një mesatare prej 13.5 ditësh, krahasimi me ata me grupin e gjakut O ose B, me një mesatare prej nëntë ditësh.

Mendohet se mund të shpjegohet me faktin se grupi i gjakut O ka një faktor kyç të mpiksjes duke i bërë ata më pak të prirur për problemin e mpiksjes në gjak. Mpiksja ka qenë një faktor kryesor i ashpërsisë së Covid-19.

Shpjegime të tjera mund të përfshijnë antigjenet e grupeve të gjakut dhe ato ndikojnë në një efekt e antitrupave që luftojnë infeksionin. Ose mund të lidhet me gjenet e shoqëruara me llojet e gjakut dhe efektin e tyre në receptorët në imunitar të sistemit.


Më të lexuarat