
Qytetet e se ardhmes, ajo qe inxhinieret me pare e shikonin si te pamundur!
Për shumë kohë qytetet nëpër të gjithë botën nuk e kanë vlerësuar siç duhet impaktin e tyre mbi çështjet globale. Por ndryshimet klimaterike po e ndryshojnë këtë mendësi.
Qytetet “e pjekura” mund të adaptohen, ndërkohë që qytetet e reja mund të projektohen që në fillimet e tyre për të qenë fleksibël dhe t’u përshtaten kushteve të veçanta klimaterike.
Një panel ekspertësh nga Universiteti i Westminster parashikuan se si do të jenë qytetet e së ardhmes. Qytetet lunduruese do të jenë të zakonshme, shtëpitë të printuara në 3D po ashtu, cati të gjelbëra, ku mund të mbahen kafshë në një hapësirë jetese brenda qytetit. Ndërsa përdorimi i xhamit dhe strukturat që pasqyrojnë jetën në det mund të përshtaten më së mirë me teknologjitë e reja.
Ekspertët gjithashtu besojnë se ne do të banojnë në bodrume ultra të thellë dhe në ndërtesa me mikro-klima. Dhe kur vjen puna për të udhëtuar çdo ditë, ata parashikojnë mega-ura që përfshijnë qytete të tëra dhe me qasje të drejtpërdrejtë në Hënë dhe Mars.Këto parashikime vijnë nga një panel i njohur si, Dr. Rhys Morgan, Drejtor i Inxhinierisë dhe Edukimit në Akademinë Mbretërore të Inxhinierisë, i vlerësuar me çmime si arkitekt, si edhe pedagog në Universitetin e Westminster.
Ndërtesat me katë nëntokë, tashmë janë materializuar, veçanërisht në zonat me popullësi të dendur, ndaj edhe ekspertët kanë parashikuar që “nësër”shtëpitë do të kenë katë nëntokë sikurse ato mbitokë, kjo do të thotë që nëntoka do të fillojë të popullarizohet më para se c’është menduar.
Ndërsa qytetet lundruese do të shfrytëzojnë energjinë diellore dhe atë të baticave për zhvillimin e tyre. Në këto qytete do të kenë sisteme c’kripëzimi të ujit, ferma ku mund të kultivohen të gjitha perimet dhe frutat si edhe kafshë të ndryshme.
Shumë arkitektë vijnë me koncepte te reja rreth qyteteve utopike të së ardhmes, disa prej të cilave janë të lidhura me inovacionet e zgjuara, të qëndrueshme, dhe të bio-teknologjike. Megjithatë, nuk është e qartë nëse këto qytete mund të adresojnë me të vërtetë sfidat e botës të së nesërmes, ose në qoftë se ata do të përfundojnë si ide jorealiste utopike.
Shtëpitë e printuar në 3D do të jenë ndërtesa me mikro-klimë që do të thotë që ne mund të jetojnë në zona që më parë kanë qënë të pabanueshme. Shumë nga parashikimet u ndikuar nga kushtet mjedisore, ngrohja globale dhe rritja e nivelit të detit inkurajuar duke vënë në fokus arkitekturën me bazë uji.
Në një studim i bërë në Britani të Madhe, tek 2000 persona, tregon se një në tre persona beson se qytetet lundruese do të jenë një alternativë e mirë për të ardhmen. Krahasuar kjo me 10 për qind të atyre që preferojnë idenë e zhvillimit të qyteteve nënujore dhe një në pesë mendon se qytetet lundruese në lumenjtë kryesorë do të zgjidhë problemin e qytetëve.
Rritja e popullsisë ishte një tjetër faktor i ngritur nga paneli. Sipas hulumtimit, kufizimi në hapësirë do të nxisë zhvillimin e strukturave të tilla si ferma me rritje të lartë. Inxhinieria e pamundur tregon se si një seri zbulimesh të rëndësishme në dukje të palidhura mund të vihen së bashku për të krijuar ato që quhen bëmat e mahnitshme të inxhinierisë, por çdo gjë mund të ndodhë në 50 vitet e ardhshme.
Dr Rhys Morgan shtoi se: “Përparimet në punën inxhinierike, në të njëjtën mënyrë si përparimet në letërsi, muzikë dhe mënyrën e jetesës janë një akumulim i zbulimeve apo ndikimeve të ndryshme të nevojshme për të krijuar një katalizator përfundimtar”. Bëmat inxhinierike kërkojë kohë që të përshtaten së bashku për zhvillimin e ideve apo për të punuar nëpër të gjitha rrugët para se të arrihet në atë që është aktualisht e pamundur.
Më të lexuarat








