Secondary Adv

Krijohen panelet diellore transparente

Share on Google+

Studiuesit kanë krijuar një pajisje me bazë transparente fotovoltaike (TPV), e aftë të shndërrojë dritën UV në energji, për të furnizuar makinat elektrike, smartphone dhe sensorë.

 

Qelizat diellore të tejdukshme mund të sinjalizojnë agimin e energjisë së re të personalizuar, thotë studimi. Energjia diellore ka shfaqur një potencial të konsiderueshëm për t'i siguruar botës energji të pastër.

Kohët e fundit shkencëtarët në Kore kanë debutuar një dizajn të ri për zhvillimin e një qelize diellore transparente me fuqi të lartë, duke na sjellë një hap më pranë qëllimit të një të ardhme të gjelbër të qëndrueshme pa nevojën për të jetuar në rrjetin e industrisë së karburanteve fosile, raporton TechXplore. 

Kriza e klimës kërkon një zhvendosje rrënjësore dhe të menjëhershme nga lëndët djegëse konvencionale fosile në burime më efikase dhe eko-miqësore të energjisë së gjelbër. Një koncept i ri i quajtur "energji e personalizuar", e cila do të siguronte gjenerimin e energjisë në vend në shkallë të ndryshme, po tërheq shkencëtarët. 

Për shembull, qelizat diellore mund të integrohen në automjete, ekranet e celularëve, dritaret dhe shumë produkte të tjera të konsumit. Por, për ta bërë këtë realitet, është e rëndësishme që panelet diellorë të jenë të lehta për tu trajtuar dhe transparente.

Për ta bërë këtë, shkencëtarët kohët e fundit zhvilluan pajisje TPV, të cilat janë versione transparente të qelizës diellore tradicionale. Ndryshe nga panelet konvencionale, të cilat janë qeliza të errëta dhe të afta për të thithur dritën e dukshme,TPV thithin dritën UV "të padukshme" jashtë spektrit të dukshëm.


Më të lexuarat