×
Secondary Adv

Projekti ITER, dielli artificial qe do te furnizoje te gjithe boten me energji

Share on Google+

 

Një nga bashkëpunimet më të mëdha shkencore në planet po realizohet në Cadarache, afër Aix en Provence, në jug të Francës. Tridhjetë e katër shtete që përfaqësojnë më shumë se gjysmës e popullësinë së botës, kanë bashkuar forcat për të prodhuar energji, duke përdorur procesin e njëjtë sikurse Dielli.


I njohur si Iter, që nënkupton “rrugën” në latinisht, projekti ndërkombëtar i fuzionit nuklear synon të krijojë një lloj të ri reaktori, të aftë për të prodhuar furnizime të pakufijshme elektriciteti të lirë, të pastër, të qëndrueshëm dhe të sigurtë si pasojë e procesit fuzioni nuklear.


Objekti do të peshojë 3 herë sa ekuivalentja e kullës Eiffel dhe do të mbulojë një hapesirë me madhësi sa 60 fusha futbolli. Ideja është që të riprodhohet procesi i fuzionit që ndodh në bërthamën e Diellit tonë, kur bërthamat e hidrogjenit përplasen ato bashkohen në atome më të rënda se heliumi dhe lëshojnë kështu një sasi të madhe energjie.


Në Iter, reaksioni i fuzionit do të arrihet me anë të një pajisje ‘tokamak’ që përdor fushat magnetike për të përmbajtur dhe kontrolluar plazmën, e cila do të nxehet në temperatura ekstremisht të larta.Drejtori i përgjithshëm i përcaktuar së fundmi i Iter, Bernard Bigot, beson fuqimisht se kjo do të jetë përgjigja ndaj nevojave energjitike gjithnjë e një rritje që ka planeti ynë.


“Avantazhi më i madh është karburanti i përdorur, i cili është hidrogjeni”, thotë Mr.Bigot. “Ka shumë hidrogjen në natyrë. Ju e gjeni ate në dete dhe liqene. Kështu që ne kemi një burim të pafund karburanti për vitet që do të vijnë. Një avantazh tjetër është mënyra se si ne e përdorim mbetjen: mbetjet radioaktive që do të prodhohen, por jetëgjatësia e saj është shumë e shkurtër: thjesht disa qindra vjet, krahasuar me miliona vitet”.

 

 


Gjithashtu, sipas Bernard Bigot, në rast të një problemi, fuzioni nuklear mund të ndalohet lehtësisht, kjo nuk ndodh tek ajo atomike, kur energjia radioaktive vazhdon të prodhohet edhe pasi procesi ka ndaluar. Përpara se puna e bashkimit të reaktorit nukear të mund të fillojë, duhen të mblidhen fillimisht të gjithë komponentët virtualisht nga një kompjuter. Mbledhja e komponentëve, të cilët vijnë nga e gjithë bota, kërkon matje ekstremisht precize.

 

 

Ka gjithashtu probleme të tjera të ndryshme që duhet të adresohen. Për shembull, Tritium, i përdorur për reaksionin, është një isotop radioaktiv që nuk zgjat shumë. Nësë ndodh që të lëshohet aksidentalisht, nuk ka se si të ndalohet rrjedhja. Por, sipas Bernard Bigot, rreziqet janë të limituara për popullatën afër reaktorit.“Në rast të një aksidenti, reaktori nuk është imun ndaj tyre, kështu që përbërja e gazit mund të rrjedhë në natyrë.

 

Sasitë e lëshuara në natyrë do të lejonin popullatën që jeton përreth reaktorit të qëndronte aty ku ata janë dhe të vazhdonin me aktivitetet”, thotë ai.Tubacioni që do të thithë të gjithë tritiumin e lëshuar në rast të një aksidenti po dizenjohet. Një tjetër probem madhor me projektin Iter është kosto e tij e madhe. Aktualisht e vlerësuar në 16 bilion euro, është trefishuar që nga vlerësimet fillestare në vitin 2006.

 


“Problem nuk është vetëm kostoja, por sasia e energjisë e cila do të prodhohet. Dhe sinqerisht, unë besoj se pavarësisht kostos, e cila është me të vërtetë shumë e lartë, sasia e energjisë e prodhuar për një kohë shumë, shumë të gjatë, justifikon investimin fillesta”, përmbyll intervistën Bernard Bigot.
Shpresohet  që furnizimet e para të energjisë komerciale të prodhuar, do të fillojnë në vitin 2050. Krijimi i një replike të Diellit mbi Tokë është një ëndërr ambicioze, por një ëndërr tek e cila këta shkencëtarë besojnë fuqimisht.


Më të lexuarat