×
Secondary Adv

Aprovohet testi i pare ne shtepi per Covid

Share on Google+

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave autorizoi testin e parë në shtëpi të Covid, së shpejti në dispozicion për tu blerë në dyqan pa recetë.  

 

Testi do të kushtojë afërsisht 30 dollarë dhe do të dalë në treg deri në janar, sipas kompanisë Australiane, Ellume, e cila është duke e zhvilluar atë. Më parë, FDA autorizoi teste të tjera të krijuara për të ndihmuar njerëzit të testojnë veten në shtëpi për të shmangur rradhët e gjata dhe të rrezikshme të pacientëve të sëmurë.

Por këto teste i detyruan konsumatorët të dërgojnë një mostër në një laborator dhe të presin për rezultatet. Një test tjetër i autorizuar kohët e fundit anashkalon laboratorin, por kërkon një recetë mjekësore. Ky test i ri i lejon njerëzit të blejnë një test të vlefshëm të koronavirusit pa rrezikuar vajtjen tek një mjek për të marrë një recetë. 

Testi merr afërsisht pesë minuta për të mbledhur mostrat përkatëse, dhe jep një diagnozë brenda 15 minutash. Autorizimi i sotëm është një moment i rëndësishëm në testimin për COVID-19, tha komisioneri i FDA Stephen Hahn në deklaratën e agjencisë. 

Paketa e testit vjen me një shtupë të veçantë që lejon përdoruesit të mbledhin një mostër nga hunda e tyre. Meqenëse mund të përdoret tek të rriturit dhe fëmijët jo më të vegjël se 2 vjeç, shtupa vjen me një adaptor shtesë, kështu që përdoruesit mund të shkurtojnë gjatësinë e pajisjes. 

Për të ekzekutuar testin, përdoruesit shtojnë disa pika të lëngshme në mostër dhe e vendosin brenda një pajisje të vogël plastike, jo ndryshe nga një test i shtatzënisë në shtëpi. Rezultatet transmetohen në mënyrë wireless në aplikacionin e smartphone-it brenda afërsisht 15 minutash.


Më të lexuarat