×
Secondary Adv

Hoteli me surreal ne bote ndodhet ne France!

Share on Google+

 

Një hotel jo i zakonshem është projektuar dhe realizuar afër Kanës, në jug të Francës, nga arkitekti finlandez, Antti Lovag – ndërsa njihet si shtëpia verore e dizajnerit legjendar të modës, Pierre Cardin.


Kjo është një nga pronat më të pabesueshme e të cuditshme të ndërtuara ndonjëherë. Rezidenca me flluska e stilistit të famshëm, përpos faktit që është shumë e veçantë, ajo është e njohur edhe për festat legjendare dhe ngjarje të tjera të mëdha që Cardin organizon aty.

 


Projektuar nga Lovang Antii, rezidenca me flluska është blerë në fillim të viteve 80’ nga stilisti i tërhequr nga format sferike që karakterizojnë të gjithë ndërtesën. Arredimi i zonave të ndryshme në këtë rezidencë është bërë duke ndjekur po këtë stil, si të jesh brënda disa flluskave.Kjo shtëpi unike e përbërë nga një koleksion flluskash të jep idenë e një mjedis futuristik me një atmosferë ekstravagante, festive!

 

 

Në hartimin e kësaj ndërtesë, arkitekti Antti Lovag propozoi një formë të re të përvetësimit të hapësirës. Habitati përfshin natyrën brenda objektit duke u përshataur më së miri me mjedisin përreth.

 


Shtëpia ka sipërfaqe prej 1200 metrash katrorë, duke përfshirë 10 apartamente të dekoruara nga artistë të ndryshëm, një holl pritës për 350 persona, si dhe një amfiteatër të hapur për 500 persona. E gjithë shtëpia është e rrethuar me 8500 metra katrorë kopesht.


Më të lexuarat