
Google lancon Android M, sistemi operativ per smartphonet e se ardhmes
Në hapjen e eventit “Google I/O 2015”, kompania shumëkombëshe ka prezantuar disa risi në fushën software. Zbulimi i një sistemi të ri operativ smartphone është shndërruar në një ngjarje të jashtëzakonshme e cila ka tërhequr vëmendje kudo.
Android M, është sistemi më i ri operativ nga Google në dispozicion në preview menjëherë për Nexus 5, Nexus 6, Nexus 9 dhe Nexus Player. Grafika ka mbetur pothuajse e pandryshuar, tani për tani, në krahasim me Android Lollipop, por në brendësi ka shumë përmirësime të vogla.
Tashme e dimë se jetëgjatësia e baterisë dhe përdorimi i RAM-it do të jenë në qëndër të vemendjes, jo për herë të parë, gjithashtu. Sipas një raporti Android M do të bëj të ditur për sa kohë pajisja mund të përdoret. Telefonat Nexus do të marrin 2 vjet update të OS, 3 vjet update sigurie pas lançimit te OS.
Megjithatë vlen të theksohet se këto janë vetem thashetheme, edhe nëse Google ju jep fund duke bërë të njohur kushtet e update-imit përsëri gjërat nuk mund të ecin ashtu siç janë parashikuar. Mbi të gjitha “M” mendohet se do të përdoret për "Macadamia Nut Cookie." Google I/O do të nis gjatë kësaj jave duke sjellë në këtë mënyrë më tepër detaje.
Android M sjell disa përmirësime të vogla, por të rëndësishme që Google ka treguar në versionin e ardhshëm si Android Pay që do të konkurrojnë drejtpërdrejt me Apple . Me Android M, aplikacionet do të bëhet më të përdorueshme se tek iOS-si. Qasja në vend, kamera, kontaktet dhe elementet e tjera nuk jepet kur aplikacioni është i instaluar, por hera e parë që këto leje janë të nevojshme.
Android M do të vijë me Android Pay që Google e kishte lënë të kuptohet më parë në, dhe është gati për t’u shitur në mbi 700,000 dyqane në SHBA . Google ka bashkëpunuar me kompanitë AT & T, Verizon dhe T-Mobile, mbulon pagesat brenda aplikacioneve si dhe pagesat NFC në dyqane.Gjithashtu ky version do të jetë i lidhur me një senor, në identifikimin e gjurmës së gishtave. Ky version ID i Google do t’ju lejojë të autorizoni blerjet në Play Store, si dhe të zhbllokoni telefonin tuaj.
Së fundi, Google ka pasur disa lajme të mira për të ndarë. Android M do të sjellë me vete një tipar të ri të quajtur “Doze”, e cila arrin të njohë kur pajisja juaj nuk është duke u përdorur dhe e dërgon atë në “Doze”. Sipas Google, telefonat apo tableta mund të zgjasë deri në dy herë më shumë. Ky sistem i ri gjithashtu do të mbështet në pajisjet USB por edhe për produktet më të te ri të Apple, MacBook .
Më të lexuarat








