Secondary Adv

The Line, qyteti futuristik ne Arabine Saudite

Share on Google+

Prezantuar vetëm pak ditë më parë, The Line është qyteti i parë dhe revolucionar i NEOM me zero karbon, që do ndërtohet në Arabinë Saudite. 

 

Projekti i qytetit futuristik i çon përparimet në jetën e pastër dhe të gjelbër urbane në kufij të rinj. Projekti shpreson të harmonizojë sesi bashkëjetojnë njerëzit dhe planeti. NEOM, një zonë biznesi futuriste me seli në Arabinë Saudite, u prezantua për herë të parë në 2017 dhe synon të diversifikojë varësinë ekonomike të vendit nga nafta.

Projekti i parë i tij i madh është The Line, një qytet që është "një rrip prej 105 kilometrash i komuniteteve të ardhshme hiper-të lidhura, pa makina dhe rrugë dhe të ndërtuara rreth natyrës, është një përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj disa prej sfidave më të ngutshme me të cilat përballet njerëzimi sot të tilla si infrastruktura e trashëguar, ndotja, trafiku. 

Ai do të jetë në gjendje të strehojë 1 milion banorë, të furnizohet 100% me energji të pastër, do të sigurojë 380,000 vende pune të së ardhmes dhe të sjellë rreth 48 miliardë dollarë në PBB-në vendase deri në vitin 2030.

Princi i kurorës së vendit deklaroi se: Ne duhet të transformojmë konceptin e një qyteti konvencional në atë të një futuristik. Në mënyrë që të lëvizin, banorët e qytetit do të përdorin zgjidhje tranziti me shpejtësi të lartë dhe lëvizje autonome të bazuara nën tokë.

Komunitetet e Line do të përdorin Inteligjencën Artificiale në mënyrë që të vazhdojnë ta bëjnë jetën më të lehtë dhe më të shpejtë. Në njoftimin për shtyp të NEOM thuhej se ndërtimi do të fillonte në tremujorin e parë të vitit 2021, pa detaje se kur do të përfundojë, por sigurisht tingëllon sikur do të jetë një projekt magjepsës për tu ndërtuar, si dhe për të jetuar potencialisht në të.


Më të lexuarat