×
Secondary Adv

8 parashikime per boten ne vitin 2025

Share on Google+

 

Sipas ligjit Moore, ne do të jemi pjesë e një përshpejtimi teknologjik të vrullshëm deri në vitin 2025. Ne kemi përpiluar një listë prej tetë fushash që do të jenë dëshmitare të një transformimi novator në dekadën e ardhshme.

A do të donit të dini se si do të jetë bota pas 10 vitesh? Më poshtë do ju paraqesim 8 parashikimet për botën dhe njerëzimin.


8. Blockchain

 

Blockchain është sistemi në të cilën është e bazuar monedha virtuale Bitcoin. Është një protokoll që lejon transferta të drejtpërdrejta dhe të sigurta dixhitale të aktiveve dhe vlerës. Marc Andreessen, investitori, i cili ka investuar në fakt dhjetëra miliona në zhvillimin e saj dhe beson se kjo mundësi është aq e rëndësishme sa krijimi i vetë internetit. Ne po flasim për kryerjen e transaksioneve pa asnjë ndërmjetës dhe në dekadën e ardhshme kjo procedurë do të bëhet normë e përditshme e jetesës.

 

7. Jarvis

 

Inteligjenca artificiale do të bëjë hapa të mëdha në dekadën e ardhshme. Ju mendoni se Siri është në rrugën e duhur? Mendoni për vijat e Jarvis nga Iron Man. Ajo do të bëhet mjaft normale në një dekadë për përdoruesit duke lejuar qasje në jetën e tyre private; telefonata, mesazhe dhe email , madje do të jetë në gjendje të skanojnë ID tuaj biometrike.

 

6.Realiteti virtual

 

Një brez i ri i ndërfaqësish do të hyjë në lojë tek përdoruesit dhe ekranet që sot ne kemi do të ndahen në disa faza. Eyewear (veshjet e syve) dixhitale do të bëhen kryefjala e ditës!

 

5.Ndërprerja e kujdesit shëndetësor

 

Industria e kujdesit shëndetësor sot gjeneron rreth 38 trilionë dollarë në vit dhe në një dekadë institucionet aktuale do të ndahet në disa faza dhe do të zëvendësohen nga pajisje inteligjente që vishen. Kjo do t'i japë përdoruesit kontrollin e shëndetit. Ne do të jemi në gjendje për të kuptuar sëmundjet e zemrës, kancerin dhe sëmundjet neurodegjenerative dhe se si t’i trajtojmë ato. Kirurgët robotik do të jetë në gjendje për të kryer operacione të pavarura,  me një çmim shumë më ekonomik.

 

4. 8 miliard njerëz të lidhur nëpërmjet hiperativitetit

 

Shumë kompani janë duke punuar në sigurimin e lidhjeve  globale dhe me një shpejtësi që do të tejkalojë 1 MB / sek. Kjo do të rrisë numrin e personave të lidhur nga 8 milionë në 3 miliardë dhe kështu ekonomia do të rritet akoma edhe më shumë duke futur 5 miliardë konsumatorë të rinj.

 

3.Njohuritë perfekte

 

Mënyra se si gjërat janë duke u zhvilluar dhe në ritmin që ne jemi duke ecur, së shpejti do të jetojmë në një botë me njohuri të përsosura. Një trilion sensorë do të mbledhin të dhëna kudo (sistemet satelitore, makinat autonome, wearables, kamera dhe dronët) dhe kjo do t’ju lejojë që të dini çdo gjë që ju dëshironi, kudo dhe në çdo kohë.

 

2.Ekonomia e një trilion sensorëve

 

Interneti i çdo gjëje (IOE) është emri i dhënë për lidhjet në rrjet mes njerëzve, proceseve, pajisjeve dhe të dhënave. Ajo do të ketë më shumë se 100 miliardë pajisje deri në vitin 2025 dhe në çdo pajisje sportive më shumë se një duzinë sensorë. Kjo do të rezultojë në ekonominë e një trilion-sensorëve, ku të dhënat do të revolucionizojnë atë që ne dimë me një shpejtësi përtej imagjinatës sonë. Sipas Cisco, IOE do të gjenerojë gati 19 trilionë dollarë  të krijuar rishtazi.

 

1. Truri i njeriut 1,000 dollarësh

 

Për 1,000 dollarë në 2025, ju do të jeni në gjendje për të blerë një kompjuter. I cili do të jetë në gjendje ptë kryejë llogaritjet në 10 ^ 16 cikle për sekondë (10.000 trilion cikle për sekondë) - shpejtësi ekuivalente me përpunimin e trurit të njeriut.


Më të lexuarat