5 te paverteta qe na thuhen cdo dite per karikimin e telefonit
Gjatë gjithë kohës në grupet tona shoqërore dëgjojmë këshilla të tipit, mos e përdor telefonin njëkohësisht që është duke u karikuar se dëmtohet, apo mos e kariko pa u shkarkuar plotësisht bateria, etj.
Edhe pse disa prej këtyre rregullave dhe trukeve mund të jenë “disi” të vërteta, shumica e tyre janë vetëm thashetheme bazuar mbi diçka që dikush kishte dëgjuar diku. Bateritë e smartphone-ve kanë evoluar shumë gjatë këtyre viteve dhe për këtë arsye, kemi hartuar një listë me 5 mite të cilat janë totalisht të pavërteta.
5. Mos e karikoni telefonin tuaj ndërkohë që bateria nuk është plotësisht e shkarkuar!
Karikimi i tejzgjatur mund të rezultojë negativisht në baterinë e telefonit tuaj, duke u bërë në fakt të paqëndrueshme. Të karikosh telefonin çdo ditë duke mos e lënë të shkojë përtej 20% është në rregull. Bateria ka numër të caktuar ciklesh, mos e harroni këtë.
4.Nuk keni pse ta fikni telefonin ndërkohë që karikohet!
Në fakt kjo është e vertëtë. Ju nuk keni pse të fikni gjithmone smartphone-in që të karikohet mirë. Por do të ishte ideale që njëhere në javë ta fiknit ose ti jepnit një “restore”.
3. Të karikosh telefoni ngjithë natës, të dobëson baterinë!
Ky mit nuk është i vertëtë, pasi smartphone-i juaj është një telefon inteligjent dhe kjo për një arsye; ai e di se kur do të ndalë së karikuari. Pasi bateria është plotësisht e ngarkuar, ndërpritet karikimi dhe bateria nuk është më në përdori. Megjithatë, kjo është një praktikë e mirë për të mbajtur telefonin tuaj të ngarkuar mes 40% dhe 80%.
2. Ju nuk duhet ta përdorni telefonin tuaj ndërkohë që është në karikim!?
Nëse mendoni që kjo është e vertëtë, i “thërrisni” mendjes. Ata që ua thonë këtë kanë pësuar ndonjë aksident të vogël. Por kjo nuk ka ndodhur si pasojë e përdorimit njëkohësisht që karikohet, por sepse karikuesi mund të jetë e dorës së tretë. Mos u habisni nëse ju shpërthejnë ndonjë ditë.
1.Të përdorësh karikues jo markë, të shkatërron baterinë!?
Nëse karikuesi juaj nuk është thjesht një kopje e markave, ju jeni në rregull. Nëse këto lloj ngarkuesish janë me të vertëtë të lirë, ndodh ndonjëherë që cilësia e tyre me të vetetë të lë për të dëshiruar. Janë këto që mund t’ju dëmtojnë smartphone-in dhe baterinë. Por mos harroni që jo të gjitha shkaktojnë probleme, ka të tilla si për shembull Belkin dhe KMS që janë vërtet efikase.