Britania nisi sot një provë 'mix and match' të vaksinave për të provuar nëse dozat e AstraZeneca dhe Pfizer mund të kombinohen në mënyrë efektive.
Prova që thuhet të jetë e para në botë, do të hetojë përgjigjet imune të një vaksine fillestare të Pfizer të ndjekur nga një përforcues i AstraZeneca, si dhe anasjelltas, me intervale prej 4 dhe 12 javësh.
Studiuesit thanë se të dhënat për vaksinimin e njerëzve me dy lloje të ndryshme të vaksinave të koronavirusit mund të ndihmojnë për të kuptuar nëse vaksinat mund të përhapen me një fleksibilitet më të madh në të gjithë botën. Rekrutimi për studimin filloi sot, me më shumë se 800 pjesëmarrës që pritet të marrin pjesë, thanë studiuesit, në tetë vende të ndryshme në Angli.
Matthew Snape, një vaksinolog i Oksfordit tha se rezultatet fillestare mund të informojnë vendosjen e vaksinave në gjysmën e dytë të vitit. Asgjë nuk do të aprovohet për përdorim më gjerësisht sesa studimi, ose si pjesë e programit tonë të vendosjes së vaksinave, derisa studiuesit dhe rregullatori të jenë plotësisht të sigurt se qasja është e sigurt dhe efektive, u shpreh eksperti.
Shkencëtarët po kërkojnë të rekrutojnë njerëz mbi moshën 50 vjeç të cilët mund të jenë në rrezik më të lartë se të rinjtë dhe nuk janë vaksinuar tashmë. Studimi i mbështetur nga Qeveria, i cili ka marrë 7 milion paund fonde nga Taskforca e Vaksinave, synon të përcaktojë nëse një regjim i vaksinave me doza të përziera është më i mirë se, ose një alternativë e mirë për të përdorur dy doza të së njëjtës vaksinë Covid-19.
Prova nuk do të vlerësojë efikasitetin e përgjithshëm të kombinimeve të vaksinave, por studiuesit do të masin përgjigjet e antitrupave dhe qelizave T, si dhe do të monitorojnë për efektet anësore të papritura.