
Studenti 20-vjecar krijon sistemin qe do te pastroje oqeanet per 5 vjet
Në dekadat e fundit, miliona ton plastikë gjendet në oqeane, duke dëmtuar ekosistemet dhe zinxhirët e ushqimit. Çdo vit, llogaritet se rreth 1,177,566 kafshë në përgjithësi dhe saktësisht një milion specie të detit ngordhin prej ndotjes së deteve dhe oqeaneve.
Një adoleshent holandez ka shpikur një pajisje që sipas tij, mund të pastrojë rreth 20 miliardë tonë mbetje plastike që gjenden në të gjithë oqeanet e botës. Boyan Slatit i lindi ideja e disa platformave lundruese dhe procesuese të projektuara për të mbledhur mbeturinat plastike që lundrojnë kudo nëpër botë. Koncepti i pastrimit të oqeaneve është dizenjuar që të mbërthejë materialet plastike, por lejon qeniet e tjera si peshqit dhe planktonet të kalojnë përmes saj lehtësisht dhe të padëmtuar.
Plani
Sipas faqes zyrtare të projektit, një e treta e të gjitha mbejtjeve plastike të sipërfaqes në oqeane mund të hiqet duke përdorur këtë metodë. Kjo është e barabartë me 7.250.000 kilogram ndotje. Nga ana tjetër, materialet e mbledhura mund të dërgohen për riciklim, duke e bërë projektin sa ekologjik, aq edhe fitimprurës. Studenti i inxhinierisë beson se koha e mjaftueshme që i nevojitet projektit të tij për të pastruar ndotjen e oqeaneve në të gjithë botën është pesë vjet.
Miliona tonë të mbetjeve plastike janë duke ndotur oqeanet dhe janë grumbulluar në zona me përqendrim të lartë, të cilat e bëjnë shumë të vështirë, në mos të pamundur, jetesën për speciet vendase. Duhet fajësuar ndotjen e ujit për qindra miliona qenie që ngordhin çdo vit në të gjithë botën, por jo vetëm kaq, ushqimi i peshqve gjithashtu preket nga ndotja, duke ndikuar në zinxhirin ushqimor ku bën pjesë edhe njeriu. Miliona dollarë shpenzohen nga organizata dhe qeveri çdo vit për të pastruar oqeanet, por përmirësimet nuk janë shumë të dukshme.
Koncepti
Gjithçka do të funksionojë përmes disa pajisjeve lundruese dhe platformave procesuese që do të përcaktojnë rrezen e mbeturinave plastike. Pajisja lundruese do të veprojë si hinkë gjigante që do të thithë mbeturinat. Këto të fundit, kur të hyjnë në platformë do të filtrohen nga uji dhe do të ruhen në enë të mëdha, derisa të kthehen në tokë për t’u çuar për riciklim.
Përdorimi i “rezervuarëve” lundrues në vend të rrjetave do të pakësojë ndjeshëm humbjen e jetës te gjallesat ujore që ngecin zakonisht në rrjetat që kanë si qëllim pastrimin e ujit. Për më tepër, edhe nëse gjallesat ngecin në “rezervuarin” përkatës, transporti është aq i ngadaltë sa do t’i japë mundësi organizmave të shpëtojnë prej tyre. Adoleshenti 20-vjeçar beson se njerëzit duhet t’i japin fund varësisë ndaj produkteve plastike dhe të menaxhojë me përgjegjshmëri mbetjet.
Shpikja kombinon krijimtarinë me ambientalizmin dhe teknologjinë, duke përbërë kështu një ndryshim të madh për pastërtinë e mjediseve ujore brenda pak vitesh. Djali propozon instalimin e procesorëve detarë në shtratin e detit dhe lidhjen e tyre me platformat lundruese, në mënyrë që uji të mund të lëvizë përmes tyre dhe të gjenerojë energji.
Në konceptin e tij, studenti i inxhinierisë këshillon që të përdoren platformat lundruese në vend të rrjetave për të mbuluar zona të mëdha të ujit në mënyrë efektive, duke eliminuar kështu mundësinë e ngecjes në to të gjallesave të pafat të detit nga projekti që duhej t’i mbronte ato.
Në të kundërt nga projektet e mëparshme që kushtojnë miliona dollarë, projekti është plotësisht vetëmbështetës sepse mund ta marrë energjinë nga dielli dhe valët. Krahët e platformave janë elastike, gjë që u lejon atyre të mbrojnë platformën nga prishja edhe në mot të keq. Përveçse zgjidh një problem mjedisor, shpikja e studenit 20-vjeçar pritet të sjellë deri në 500 milionë dollarë fitime në vit nga mbetjet që do të riciklohen. Projekti ka si qëllim edhe të sensibilizojë njerëzit në lidhje me shkatërrimin madhor që po i bëhet natyrës dhe gjithashtu të cilësojë rëndësinë e eliminimit të konsumit të paketimit plastik.
Fizibiliteti
Qëndrueshmëria e projektit është diçka që është ende nën studim, megjithatë, metoda duket shumë premtuese. Riciklimi i mbetjeve plastike do të ndihmojë me shpenzimet dhe ndoshta edhe do ta bëjë projektin financiarisht fitimprurës.
Aktualisht, një ekip prej 50 inxhinierësh, projektuesish, studentësh dhe ekspertësh të jashtëm janë duke punuar për projektin. Për më tepër, Fondacioni për Pastrimin e Oqeanëve ka rekrutuar profesionistë në fusha të veçanta të tillë si inxhinierë në strukturat detare dhe të biologjisë së planktoneve. Projekti gjithashtu kërkon partnerë për të financuar hulumtimin. Deri më tani, projekti ka fituar më shumë se 60% të qëllimit të saj përmes “crowdfunding” metodë vullnetare e financimit publik.
Më të lexuarat








