Më shumë se 20 milion vite jetë kanë humbur para kohe për shkak të Covid, ka pohuar sot një studim.
Studiuesit vlerësojnë se sëmundja shkurtoi mesatarisht 16 vite jetë të çdo viktime të koronavirusit. Ekspertët thanë se ishte një kujtesë e zymtë që Covid nuk vret vetëm të moshuarit, edhe pse përbën një rrezik shumë më të vogël për të rinjtë.
Akademikët spanjollë hetuan numrat e viktimave në Covid në 81 vende të botës, duke përfshirë Britaninë dhe SH.B.A. Ata krahasuan diferencën midis moshës së një personi kur vdiqën me Covid me mesataren e jetëgjatësisë në vendet e prekura rëndë. Llogaritja, e njohur si vitet e humbjes së jetës (YLL), mund të jetë dy deri në nëntë herë më e lartë për Covid sesa gripi sezonal.
Analiza e të dhënave të studimit tregon se Nepali ishte vendi më i prekur në botë, përsa i përket viteve të jetës të humbura nga Covid. Vendi pa gati 26 vjet që Covid u rrëmbeu viktimave mesatarisht. Nepali u pasua nga Tajvani (25), Bolivia (23), El Salvador (23), Republika Dominikane (22) dhe Kenia (22).
Në skajin tjetër të renditjes ishte Belgjika, Danimarka, Luksemburgu, Sllovenia, Suedia dhe Zvicra, të gjitha këto panë më pak se 10 vjet të humbura për shkak të vdekjeve nga Covid. Ndërkohë, norma e MB ishte rreth 11.1 vjet ndërsa SH.B.A. pa një mesatare prej 14 vjetësh të humbura për shkak të Covid.
Studimi shqyrtoi 1,279,866 vdekje nga koronavirus të regjistruara deri më 6 janar. Studimi tregon se Covid ka marrë nga dy deri në shtatë herë më shumë vite jete sesa gripi. Dhe Mbretëria e Bashkuar është një nga vendet më të prekura.