Shpenzon 97 mln dollare per te ndertuar zyrat si anija e Star Trek
Një milioner kinez ka investuar plot 97 milion dollarë që të ndërtuar zyrat e reja të kompanisë së tij, në një formë aspak të zakonshme. Nuk do ta besoni por ideja është marrë nga filmi i njohur me fantashkencë Star Trek.
Sipas People's Daily ndërtesa ndodhet në pjesën lindore të qytetin Fuzhou, në provincën Fujian të Kinës. Mund të duket e pabesueshme por konturet emblematike rrethore dhe tiparet me tuba tregojnë më së miri karakteristikat e ngjashme ose pothuajse të njëjta më atë të anijes kozmike në filimin Star Trek.
Ajo është ndërtuar nga “Trekkie”Liu Dejian, bosi i kompanisë së zhvillimit të aplikacioneve NetDragon Websoft, me një kosto prej 97 milion dollarësh. Sipas burimeve brenda kompansië NetDragon, ndërtesa e re është quajtur “Enterprise”. Ndaj është mëse e kuptueshme që presidenti i kompanisë së njohur , vetë një fans i Star Trek-ut, i cili ka blerë edhe të drejtën e autorit për anijen USS Enterprise nga CBS. Ndërmarrja e anijes USS në filmin Star trek eksploron në hapsirë në kërkim të jetëve dhe qytetërimeve aliene.
Me një investim total prej 600 milionë juan ( 97 milion dollarë), ndërtesa u frymëzuar nga anija USS Enterprise QKK-1701-E, e cila u shfaq në tre filmat e “Star Trek” në fund të viteve 1990 dhe fillim të viteve 2000.Pasi NetDragon mori vendimin e saj, kompania kishtë kontaktuar me Media Company CBS në SHBA, e cila ka prodhuar filmin Star Trek, për të siguruar të drejtat e autorit.“Kjo ishte hera e parë e tyre që kishin të bënin me çështje të tillë dhe në fillim ata menduan se kjo ishte thjesht një shaka”, shkruan Wall Street Journal.