BE po bashkepunon me Japonine per te sjelle teknologjine 5G
Bashkimi Evropian është bashkuar me Japoninë në një përpjekje për të zhvilluar infrastrukturën e posacme për teknologjinë 5G.
Duke pasur parasysh reputacionin e Japonisë kur bëhet fjalë për teknologjitë e reja, kjo është një masë e mirë për të siguruar që vendet e përfaqësuara nga BE-ja do të kenë së shpejti teknologjinë 5G.Bashkimi Evropian arriti të kryesojë botën me krijimin e rrjetit 3G, ndërsa tek rrjeti 4G dështoi, pasi ky rrjet u zhvillua më parë në SHBA, Japoni dhe Korenë e Jugut. Tani Evropa po investon gjerësisht tek teknologjitë 5G.
Së bashku me Japoninë do të krijojnë gjeneratën e ardhshme të internetit për celularë, si dhe përfshirjen e kësaj teknologjie në rrjetin e komunikimeve. Rrjeti mobile 5G do të ofrojë shpejtësi më të lartë për transferimin e të dhënave me 8 gigabajt në sekondë. Ai është mijëra herë më i shpejtë se rrjetet 3G apo 4G. BE-ja ka bërë tashmë investime të konsiderueshme në standardin 5G, duke përfshirë edhe një partneritet me Korenë e Jugut dhe po merret me kompani të ndryshme për të ecur me teknologjinë përpara.
Bashkimi Evropian pati më parë nënshkruar një marrëveshje edhe me Ministrinë e Shkencës së Koresë së Jugut. Kompani të ndryshme teknologjike po testojnë aktualisht këtë rrjet mobile. Duke parë optimizmin me të cilin po merret teknologjia 5G dhe zhvillimet e para deri tani, pritet që të jetë e disponueshme rreth vitit 2020.