×
Secondary Adv

IPhone 6S do te prezantohet ne 25 shtator

Share on Google+

 

Apple do të lancojë iPhone 6s në 25 shtator, ndërkohë që porositë do të fillojnë nga 18 shtatori.

 

Sipas Daily Mail ky inofrmacion bëhet i ditur nga një email të cilin thotë se e ka parë nga Vodafone UK, të cilën kjo e fundit ia ka dërguar punonjësve të saj, duke thënë se 25 shtatori do të jetë dita e prezantimit të iPhone, ndërsa paraporositë për telefonin do të fillojnë më 18 shtator.Mirëpo në këtë raport nuk thuhet asgjë për emërtimin që do ta ketë modeli i ri i iPhone. Por më herët kanë qarkulluar zëra që pretendonin se varianti më i ri i telefonit të Apple do të quhet iPhone 6S më shumë sesa iPhone 7.

 

IPhone 6s pritet të përfshijë të njëjtën forcë “touch” sikurse funksion si Apple Watch, duke i lejuar përdoruesit që të ushtrojnë presion në ekran për të pasur më pas akses në menu. Ai gjithashtu do të vijë në një ngjyrë të re, prej ari. IPhone i ri, që pritet të zbulohet në shtator, do të jetë prej alumini dhe ari të përdorura në orën e Apple.

 

 

Analisti Ming-Chi Kuo tha se ai pret që iPhone-t e rinj 4.7-inc dhe 5.5-inc  të hyjnë në prodhim në masë në mes të gushtit. IPhone i ri pritet që të ketë një ekran të modernizuar dhe touch-screen, elementë që do të jetë pika kryesore.Teknologjia e re do të nxisë krijimin e aplikacioneve të reja për telefonat, të tilla si një app për piano-playing që do ta bënte tinguj të ndryshëm. Karakteristika të tjera të parashikuara për iPhone-in e ardhshëm të Apple përfshijnë një procesor A9 me 2GB RAM bashkë me SIM kartelën universale si edhe një kamera 12-megapixel. Sipas Kuo, iPhone do të përdorë të njëjtat materiale si tek Rights Watch.

 

 

Ndërsa për iPhone 6s Plus nuk kemi informacion nëse do të realizohet në të njëjtën ditë me iPhone 6s. Ka mundësi që punonjësi thjesht ka bërë një spekulim se kur mund të dalë në shitje ky telefon inteligjent. Ndoshta Apple ka nisur të njoftojë partnerët e saj që të përgatiten për daljen në treg të pajisjes. Gjithsesi, shpresojmë të zbulojmë më shumë informacione në ditët në vazhdim.


Më të lexuarat