Zbulohet koncepti per avionin e detit qe mund te mbaje deri ne 2000 pasagjere
Në të ardhmen, fluturimet transatlantike mund të bëhen edhe nëpërmjet lundrimit në det. Në vend që të shkojnë nëpër aeroporte, pasagjerët mund t’i presin hidroavionet gjigante në brigjet detare.
‘Seaplanes’ ose avionët e detit mund të jetë e ardhmja e fluturimit, kanë deklaruar ekspertët. Sipas Daily Mail ata kanë zbuluar konceptin e nje aeroplani radikal (me një krah) mund të mbajë në të njëjtën kohë rreth 2000 pasagjerë. Kjo do të ndihmojë në zvogëlimin e trafikut ajror në aeroporte dhe të lejojë përdorimin e lëndëve djegëse eko - të gjitha këto pa nevojën për ndërtimin e aeroporteve të reja.
Sipas Dr. Errikos Levis, një hulumtuesi në Departamentin e Aeronautikës së Kolegjit të Londrës, avionët e detit mund të jenë përgjigja e të paktën dy prej çështjeve më të mëdha të aviacionit: trafiku në aeroport dhe zhurmat e mëdha.“Ne mund të përdorim avionët e detit për të larguar zhurmën nga zonat e populluara dhe të zvogëlojmë nevojën për të pasur një infrastrukturë më të gjërë,” thotë ai.
Dr. Levis është bashkëautor i një studimi për avionët e detit si një projekt i së ardhmes. Së bashku me profesor Varnavas Seghides, kanë dizajnuar një seri avionësh që mund të mbajnë nga 200 deri në 2000 pasagjerë.