Secondary Adv

Zbulohet variant i ri Covid qe shmang testet

Share on Google+

Një variant Covid i cili mund të jetë në gjendje të shmangë plotësisht testet aktuale është zbuluar në Francë.

 

Tetë raste të 'variantit Breton' u zbuluan në një spital në Lannion, një qytet në rajonin veriperëndimor të Bretanjës. Ministria franceze e shëndetësisë zbuloi se pavarësisht se ishin të infektuar me virusin, rezultatet e testit të reaksionit zinxhir polimerazë të pacientëve (PCR) ishin negative.

Ata u pikasën vetëm përmes sekuencave gjenomike të mostrave. Mendohet të jetë hera e parë që një variant kalon pa u dalluar në testet standarde të PCR, të cilat janë kritike për të ndjekur pandeminë. Ndërsa PCR nuk mund të diagnostikojë variante të tjera, përfshirë veriantin Brazilin dhe atë të Afrikës së Jugut, ai prapëseprapë jep një rezultat pozitiv të Covid.

Shkencëtarët në Institut Pasteur që zbuluan variantin Breton thanë se nuk duket se është më i transmetueshëm ose vdekjeprurës se virusi origjinal. Ata zbuluan se lloji i ri mbart nëntë mutacione në proteinën e tij kulmore, por edhe në 'rajone të tjera virale'.

Ata nuk dhanë ndonjë detaj tjetër. Pavarësisht nga variantet e reja që rriten në të gjithë botën më shpesh, shkencëtarët e lartë kanë paralajmëruar të mos bëhen 'të fiksuar' me viruse mutante.

Të gjithë prodhuesit e mëdhenj të vaksinave janë të bindur se vaksinat e tyre do të jenë akoma shumë efektive kundër të gjitha llojeve të reja. Studiuesit e Universitetit të Oksfordit kanë pohuar se nuk ka gjasa që një lloj tjetër do t'i bëjë vaksinat dukshëm më të dobëta në vitin e ardhshëm.


Më të lexuarat