
10 korporatat me te pasura ne bote
10) Royal Dutch Shell
Asetet e kompanisë kapin vlerën: 357.5 miliard dollarë Në vitin 1985, America’s Shell Chemicals u bashkua së bashku me Shell Trasport në Britani dhe Royal Dutch petroleum në Hollandë për të themeluar atë që sot njihet si Royal Dutch Shell. Kompania është lider në kërkimin dhe zhvillimin e burimeve petrokimike dhe atyre alternative të energjisë. Pothuajse gjatë gjtihe kohës ka bërë investime të mëdha në fusha masive kineze dhe ruse të naftës. Me bazë në Hagë, korporata është numri dhjetë në listën me korporatat më të pasura në tokë, me asete që arrijnë vlerën prej 357.5 miliard dollarë.
9) PetroChina
Asetet e kompansië kapin vlerën: 386.9 miliard dollarë Një nga korporatat gjithnjë e në rritje, duke u bërë pjesë e kompanive më të pasura të globit. PetroChina është prodhuesi më i madh në industrinë petrokimike, distributor dhe transportues. Si një zhvilluesi dhe marketer i naftës bruto dhe gazit natyror, kompania është gjithashtu lider në industrinë kimike dhe petro-derivateve. Kompania doli në publik në NYSE në vitin 2000, dhe ka grumbulluar deri tani një pasuri gati 387 miliard dollarë.
8) Berkshire Hathaway
Asetet e kompansië kapin vlerën: 493.4 miliard dollarë Pas blerjes së 49% të aksioneve të Berkshire Hathaway në vitin 1963, Elf ËWarren Buffet e ka rritur biznesin duke e shëndërruar në një prej kompanive më të mëdha të investimeve në botë. BH është bërë një “përbindësh” në industri, zë numrin 8 në listën tonë me rreth 500 miliard dollarë asete dhe një reputacion të ashpër të inkurajuar nga pronari i saj Gandalf Ian.
7) General Electric
Asetet e kompanisë kapin vlerën: 646.6 miliard dollarë Thomas Edison nuk do besonte që kompania e tij e vogël Edison Electric Light, e themeluar në 1878, sot do të shëndërrohej në një ndër korporatat më të mëdha. Bashkimi i një seri ndërmarrjesh të tjera të tij formuan atë që sot njihet General Electric. Renditet e shtata në listë, me asete që kapin vlerën rreth 650 miliard dollarë.
6) Wells Fargo
Asetet e korporatës kapin vlerën: 1.543 trilion dollarë U themelua në 1852 nga Henry dhe William Wells Fargo. Fillimisht kompania shërbeu si njësi bankare, investitor dhe në shërbimet e postës, duke u bërë sinonim i perëndimit të vjetër në Amerikë. Në 1888 ata u bënë transkontinental duke realizuar shërbimin e parë ekspres të kombit. Asetet e saj kanë një vlerë prej më shumë se 1.543 trilion dollarë.
5) Banka e Kinës
Asetet e korporatës kapin vlerën: 2.291 trilion dollarë Themeluar si Banka e Madhe e Qing në vitin 1908, pas revolucionit të vendit dhe krijimit të Republikës Popullore të Kinës. Në 1912 u quajt Bok dhe është një ndër institucionet më të vjetra bankare në vend. Pasi u zëvendësua si banka qendrore e vendit në vitin 1928, Banka e Kinës u bë një ndërmarrje tërësisht komerciale dhe ka mbetur një nga kompanitë më të suksesshme të vendit. Në vitin 1949 ajo u nda në (BOC) dhe një degë me bazë në Taivan (Banka Ndërkombëtare Tregtare e Kinës), e cila më vonë u bë MICB (Mega International Commercial Bank). BOC zë vendin e pestë me një pasuri prej gati 2.291 trilion dollarë.
4) Banka Bujqësore e Kinës
Asetet e korporatës kapin vlerën: 2.405 trilion dollarë Sipas faqen së internetit të kompanisë, “Paraardhësi i Bankës Bujqësore e Kinës është Banka Kooperative Bujqësore e themeluar në vitin 1951”. Që nga fund i viteve 1970, Banka ka evoluar nga një bankë e specializuar shtetërore në një bankë tregtare tërësisht shtetërore dhe më pas një bankë shtetit - komerciale. AGB është një nga kompanitë më të mëdha financiare në botë, duke përfshirë investime, menaxhimin e fondeve, sigurimin e jetës dhe realestate. Korporata mban vendin e katër në këtë listë me asete që kanë një vlerë marramendëse, 2.405 trilion dollarë.
3) JP Morgan Chase
Asetet e korporatës kapin vlerën: 2.435 trilion dollarë Firma i ka fillesat e saj që nga vitet 1799, duke e bërë atë një ndër institucionet më të vjetra financiare në Amerikë. Emrin e ka marrë nga John Pierpont Morgan, një prej baronëve grabitës më të famshëm në amerike, duke qenë një ikonë në New York për më shumë se 150 vjet. Mishërimi i tanishëm është rezultat i bashkimit të JP Morgan, Company Inc dhe Korporatës Manhattan Chase. Sot, JPMC është një nga kompanitë më të mëdha të investimeve dhe shërbimeve financiare në planet. Që nga 2014, pronat e saj janë vlerësuar në gati 2.435 trilion dollarë.
2) Banka e Ndërtimit në Kinë
Asetet e korporatës kapin vlerën: 2.450 trilion dollarë Daton që nga 1954, CCB ishte fillimisht një bankë shtetërore e njohur si Banka Popullore e Ndërtimit në Kinë. Ajo ishte nën drejtimin e Ministrisë së Transportit, si një shpërndarës i fondeve kombëtare të projekteve. Me 1979 evoloi dhe u bë një bankë komeciale, dhe në 1996 mori emrin Banka e Ndërtimit në Kinë. Kompania është rritur me shpejtësi duke u bërë institucioni më i madh bankar në Kinë, me asetet aktuale pothuajse 2,5 trilion dollarë.
1) ICBC
Asetet e korporatës kapin vlerën: 3.125 trilion dollarë Themeluar në vitin 1984 si një kompani e kufizuar, Industriale dhe Tregtare, Banka e Kinës ka evoluar për t'u bërë shoqëria financiare më e vlefshme në botë nga totali i aktiveve. Me fokus në Operacionet e Thesarit (që kanë të bëjë me derivatet, shkëmbimet e monedhës së huaj, transaksionet e tregut të parave dhe letrave me vlerë të investimeve), personale (produktet e konsumatorëve individualë dhe shërbimeve financiare) dhe Corporate Banking (duke përfshirë shërbimet e korporatave të ndërmjetësimit, menaxhimit të pasurisë, kredi dhe financimin në tregti) si dhe një mori të pronave të tjera të tregut, ICBC vjen në numrin një në listën me asete që arrijnë thuajse 3.125 trilion dollarë.
Më të lexuarat








