Kohëzgjatja e imunitetit të koronavirusit pasi infektimit mund të ndryshojë shumë nga personi në një tjetër, sugjeron një studim i ri.
Studiuesit zbuluan se disa individë që kishin antitrupa neutralizues kundër COVID panë që nivelet ulen pas vetëm disa ditësh apo edhe disa javësh. Por të paktën një e treta e pjesëmarrësve nuk kishin ndryshime në nivele pas të paktën gjashtë muajsh dhe disa madje panë nivelet të rriteshin, duke sugjeruar që imuniteti i tyre mund të zgjasë për dekada.
Të paktën 10% asnjëherë nuk kishin nivele të zbulueshme. Ekipi thotë se gjetjet japin prova se disa pacientë të infektuar më parë kanë më shumë të ngjarë se të tjerët të infektohen gjatë valëve pasuese, apo edhe nga variante shumë ngjitëse. Grupi i pare ose grupi 'negativ', kurrë nuk kishte antitrupa të dukshëm neutralizues dhe përbënte rreth 11.6 % të pacientëve.
Grupi i tjetër, grupi i 'rënies së shpejtë', përbënte 26.6 % të pacientëve dhe kishte nivele të ndryshme të hershme të antitrupave që u venitën shpejt, brenda pak ditësh. Grupi 'i ngadaltë në rënie' kishte antitrupa që u zbehën brenda gjashtë muajve, duke përbërë 29 % të pjesëmarrësve.
I ashtuquajturi grup 'i vazhdueshëm', i përbërë nga 31.7% e pjesëmarrësve, tregoi pak ndryshim në nivelet e tyre të antitrupave për të paktën gjashtë muaj. Së fundmi, grupi i përgjigjes së vonuar, 1.8 % e pacientëve, tregoi një rritje të antitrupave neutralizues gjatë periudhës së studimit.
Studimi zbuloi se shumica e pacientëve kishin nivele të larta të qelizave T, madje edhe në mesin e atyre në grupin 'negativ'. Kjo nënkupton që individët ende mund të mbrohen nëse kanë një përgjigje të fortë të qelizave T, pavarësisht niveleve të ulëta të antitrupave neutralizues.