×
Secondary Adv

YouTube mundeson shikimin e videove me rezolucion 8K

Share on Google+

 

Me përmirësime të vazhdueshme sa i përket shfaqjes së videove dhe me objektiv të tejkalojë vetveten, rrjeti Youtube ka prezantuar videon e parë me rezolucion 8K, me titull “Ghost Towns”. Marrja e skenave është realizuar me kamerën RED Epic Dragon 6K ndërsa për përpunimin e videos janë përdorur programet Adobe dhe After Effects.

 

Tani kompania ka vendosur të mbështesë videot me rezolucion 8K apo 7680 x 4320 pikselë me shpejtësi 30 pamje në sekondë. Kompania shprehet se videot 8K në fakt janë mbështetur që në vitin 2010, edhe pse tani kanë filluar të ofrojnë këtë opsion tek videot në YouTube.

 


Aktualisht vetëm një video në YouTube mbështet këtë rezolucion. Videoja që demonstron rezolucion 8K është quajtur “Ghost Towns” dhe është regjistruar me kamerë RED Epic Dragon 6K duke përdorur edhe efektet e Adobe më pas.
Një video të një rezolucioni të tillë kërkon lidhje të shkëlqyer Interneti dhe kompjuter specifik pasi do të tërheqë shumicën e resurseve të sistemit. Të gjithë ata që nuk do i hynin kësaj procedure mjafton të hapin shfletuesit përkatës  Chrome ose Safari dhe ta shijojnë ashtu sikurse dhe ne në rezolucionin që na e lejon kompjuteri si dhe lidhja e internetit që disponojmë.

 


Teknologjia 8K ka katër herë më shumë pikselë se një ekran 4K. Rezulucioni varion afërsisht 7680 me 4320 pikselë, është maksimumi që mund të shohin njerëzit. 8K është e mjaftueshme për syrin e njeriut. Më pas nuk do të ketë nevojë për rezolucion më të lartë. Shumë kompani do të nisin transmetimet provë në vitin 2016, por kompania nuk prêt që televizorët 8K dhe transmetimet për në shtëpi të jetë e mundur para viti 2020.

 

 

Rezolucione të tilla të larta të videove padyshim që do të krijojnë skedarë me kapacitet më të lartë, kështu që YouTube po sjell edhe mënyrat më efikase për të transmetuar të dhënat.


Më të lexuarat