Secondary Adv

OKB paralajmeron: 1,7 mln viruse te pazbuluara ne bote

Share on Google+

Ka të ngjarë të ketë rreth 1.7 mln viruse të pazbuluara në natyrë, gjysma e të cilave mund të përhapen për të infektuar njerëzit dhe shkaktuar pandemi të reja.

  

Në raportin e tyre, një ekip prej 22 ekspertësh tha se nëse nuk ndërmerren hapa, pandemitë do të shfaqen më shpesh, do të përhapen më shpejt, do të vrasin më shumë njerëz dhe të bëjnë më shumë dëme ekonomike.

COVID-19 është të paktën pandemia e gjashtë që godet që nga shpërthimi i 'gripit spanjoll' në 1918, i cili infektoi një të tretën e popullsisë së botës dhe vrau 20-50 milion. Të gjitha pandemitë e deritanishme e kanë zanafillën në mikrobet që mbartin kafshët, por shfaqja e tyre varet plotësisht nga aktivitetet njerëzore, shpjegoi raporti.

Pothuajse një e treta e sëmundjeve 'zoonotike' që derdhen nga kafshët shfaqen për shkak të humbjes së pyjeve duke rritur gjasat e kontaktit të ngushtë midis nesh dhe jetës së egër. Dhe studimet kanë treguar se kafshët që lulëzojnë pas një shkatërrimi të tillë, si lakuriqët e natës, janë gjithashtu më shumë të ngjarë të mbartin sëmundje shqetësuese.

Rreth pesë sëmundje kalojnë barrierën e specieve tek njerëzit çdo vit, me raportin që thekson se 'secila prej të cilave ka potencialin të përhapet dhe të bëhet pandemike'. Për të frenuar shpërthimet në të ardhmen, njerëzimi duhet të shkurtojë përpjekjet që sjellin humbjen e biodiversitetit, të tilla si shpyllëzimet, prodhimi i bagëtive dhe tregtia e kafshëve të egra, thanë ekspertët.

Kjo që ata propozojnë të mund të arrihet duke taksuar aktivitete të tilla me rrezik të lartë pandemik, do të zvogëlojë kontaktin e jetës së egër, me atë njerëzore dhe përhapjen e sëmundjeve.


Më të lexuarat