Secondary Adv

Zyrtari i larte kinez pranon mbrojtjen e ulet te vaksinave vendase

Share on Google+

Në një konferencë për shtyp, Gao Fu shtoi se Kina po konsideronte përzierjen e vaksinave si një mënyrë për të rritur efikasitetin.

 

Kina ka zhvilluar katër vaksina të ndryshme të aprovuara për përdorim publik, megjithëse disa prova jashtë vendit kishin sugjeruar efikasitet deri në 50%. Z. Gao më vonë tha se komentet e tij ishin keqinterpretuar. Më shumë se 100 milion njerëz në Kinë kanë marrë të paktën një herë vaksinën.

Pekini ka insistuar që vaksinat janë efektive dhe tha në mars se marrja e vizave do të ishte më e lehtë për të huajt që kanë marrë një vaksinë kineze. Gao Fu, kreu i Qendrave Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, të Shtunën tha në një conference se vaksinat aktuale "nuk kanë norma shumë të larta të mbrojtjes".

Ai sugjeroi që Kina po konsideronte përzierjen e vaksinave Covid-19, si një mënyrë për të rritur efikasitetin. Z. Gao shpjegoi se hapat për të "optimizuar" procesin e vaksinës mund të përfshijnë ndryshimin e numrit të dozave dhe zgjatjen e kohës. Ai gjithashtu sugjeroi kombinimin e vaksinave të ndryshme për procesin e imunizimit.

Por ai më vonë u pa të tërhiqej nga komentet e tij, duke i thënë medias shtetërore Global Times se "nivelet e mbrojtjes së të gjitha vaksinave në botë janë herë të larta, dhe nganjëherë të ulëta". Si të përmirësojmë efikasitetin e tyre është një pyetje që duhet të konsiderohet nga shkencëtarët në të gjithë botën, i tha ai gazetës.

Ai shtoi se pranimi i tij i mëparshëm se vaksinat kineze kishin një normë të ulët mbrojtje ishin një "keqkuptim i plotë". Me pak të dhëna të lëshuara ndërkombëtarisht, efektiviteti i vaksinave të ndryshme kineze ka qenë prej kohësh i pasigurt.


Më të lexuarat