Pasqyra smart qe ju tregon motin, trafikun dhe njoftimet ne Facebook
Së shpejti mund të kontrolloni rrjetet sociale, si Facebook, Tëitter etj, gjatë kohës kur jeni duke larë dhëmbët ose duke bërë dush. Apo të shikoni motin, gjendjen e trafikut dhe kjo falë një “paqyre inteligjente”.
Kompania koreane ka prezantuar gjatë një aktiviteti në Hong Kong “pasqyrën inteligjente”, e cila mund të përdoret për të shfaqur motin, njoftime të ndryshme apo t’ju këshillojë për veshjen.26Teknologjia konsiston në një pasqyrë 55 inç bashkuar me një ekran OLED transparent në pjesën ballore. Pajisja përfshin teknologjinë Real Sense të Intel-it, e cila përdor kamerat 3D për të provuar veshjet në mënyrë virtuale.
Kjo mund të konsiderohet si një dhomë prove virtuale, që do të ndihmojë përdoruesit të shikojnë veten duke veshur rroba, këpucë apo bizhuteri. Samsung shpreson që kjo teknologji të përhapet shumë shpejt nëpër dyqane në të gjithë botën.Gjiganti korean ka thënë se së shpejti “paqyra inteligjente” me ekran do të zëvendësojë të gjitha pasqyrat tradicionale, pasi mund të marrim shumë informacione gjatë kohës kur jemi përballë saj.Këto ekrane mund të përdoren për të parë reklama, informacione publike dhe transportim, madje mund të përdoren edhe në hotele apo dyqane.