Secondary Adv

Nisin provat: Ata qe kane kaluar Covid do riinfektohen

Share on Google+

Shkencëtarët kanë nisur një provë për të infektuar qëllimisht me koronavirus personat të cilët e kanë kaluar atë.

 

Studimi do të ndihmojë në përcaktimin e nivelit të mbrojtjes imune që ndalon njerëzit të ri-infektohen, gjë që mund të ndihmojë me vaksinat në të ardhmen. Prova, e cila drejtohet nga Universiteti i Oksfordit, do ekspozojë çdo vullnetar ndaj virusit, në mënyrë që vetëm ata me një përgjigje imune mjaft të fortë të shmangin ri-infektimin.

Studiuesit do të shpresojnë të zbulojnë se çfarë niveli i përgjigjes imune mbron njerëzit. Kjo mund të nënkuptojë vaksinat që prodhojnë atë nivel të artë të imunitetit mund të gjurmohen shpejt dhe të licencohen pa qenë të nevojshme provat e dhjetëra mijëra njerëzve.

Drejtuesi i studimit tha: Nëse ne mund të përcaktojmë që një nivel i caktuar i antitrupave do të thotë që nuk është e mundur të ri-infektohet dikush, kjo do shërbente në hartimin e vaksinave më efektive. Studimi i cili pritet të fillojë këtë muaj pasi të ketë marrë miratimin e etikës, do të rekrutojë njerëz të moshës 18-30 vjeç të cilët më parë kanë qenë të infektuar natyrshëm me Covid.

Ata do të ri-ekspozohen ndaj virusit në një mjedis të sigurt dhe të kontrolluar ndërsa një ekip studiuesish monitorojnë shëndetin e tyre. Studimet e sfidave njerëzore kanë luajtur një rol kryesor në zhvillimin e mëtejshëm të trajtimeve për sëmundje të tilla si malaria, tuberkulozi, tifoja, kolera dhe gripi.

Një studim i ngjashëm është duke vazhduar në MB ku vullnetarët po infektohen me Covid për të testuar vaksinat dhe trajtimet. Vullnetarët e shëndetshëm paguhen 4,500 paund për t'u infektuar me virusin, me shkencëtarët që i mbajnë nën mbikëqyrje 24-orëshe derisa të shërohen.


Më të lexuarat