×
Secondary Adv

Bota, ashtu sic nuk e keni pare ndonjehere!

Share on Google+

Vendet natyrore janë shpesh herë befasuese për origjinalitetit e tyre, duke na krijuar idenë e një ambienti të pabesueshëm. Nga ujërat e kripura portokalli, tek kuajt e egër nëpër këneta, ndonjëherë mënyra më e mirë për të kapur bukurinë të disa peisazheve më të bukura të planetit është duke marrë fotografi nga lart.

 

Këto vende ekzistojnë! Jo në filma, as në imagjinatë ose haluçinacionë, por janë pjesë e planetit tonë të bukur dhe misterioz.Këto foto të pabesueshme janë pjesë e një konkursi të National Geographic. Konkursi me foto të udhëtimeve organizohet prej 27 vitesh. Zakonisht më shumë se 18 mijë foto futen në garë.


Kjo fotografi mahnitëse është marrë në pjesën veriore të Kalifornisë në një lartësi prej rreth 122 metrash.

 

Kjo pamje e mrekulllueshme atmosferike tregon më së miri ndarjet e lumit Thjorsa, në një nga akullnajat më të mëdha në Islandë.

 

Pamjet befasuese të fushave me tulipanë. Sidomos kur ajo të ofron një panoramë të tillë si në veri të Hollandës, ku rriten të famëshmit tulipanë, lulja simbol i këtij vendi.

 

Barriera e madhe koralore në Australi është ndër barrierat më të mëdha në botë e cila tërheq mijëra vizitorë cdo vit. Kjo çudi e botës nënojore është shtëpia e më shumë se 400 specie koralesh, 500 lloje algash deti dhe 1500 lloje peshqish- dhe ka gjithë ngjyrat që nevojiten për ta treguar këtë.

 

Ky peizazh i akullt të lë pa frymë. Është fotografuar në një fluturim mbi Alaska. Kanali i lumit të ngrirë shihet nga një lartësi prej 11.6 kilometra.

 

Kjo pamje e pabesueshme është fotografuar në një fshat të vogël në Cemoro Lawang në Indonezi. Ky imazh magjepsës të lë pa frymë, sidomos kur bëhet fjale për mjegullen që bie sapo dielli zbardh në mëngjes .

 

Kjo foto tregon një grup njerëzish që notojnë në një pishinë shkëmbore në bregdetin pranë Sidneit, Australi.

 

Fotografi Stuart Chape ka shkrepur këtë foto ajrore gjatë një udhëtimi me helikopter mbi ikonën Sydney Harbour në Australi.

 

Lauren Bath, nga Gold Coast i Australisë, ka fotografuar kuajt e egër gjatë një udhëtimi me helikopter mbi Kimberly në Australinë perëndimore.

 

Kjo foto nga Jassen Todorov nxjerr në pah liqenin Koehn në shkretëtirën e Mojave në Kaliforni.


Më të lexuarat