1 doze e AstraZeneca ose Pfizer shkurton rrezikun e infektimit
Shanset për tu infektuar nga Covid ranë ndjeshëm pas dozës së parë të vaksinave AstraZeneca ose Pfizer, ka zbuluar një studim në Mbretërinë e Bashkuar.
Vaksinat funksionuan po aq mirë në moshat mbi 75 vjeç dhe ata me probleme shëndetësore, si dhe njerëzit e tjerë. Studimi i Universitetit të Oksfordit gjithashtu gjeti një përgjigje të fortë të antitrupave në të gjitha grupmoshat nga të dy vaksinat.
Hulumtimi, i përfshirë në 2 studime, bazohet në testet e virusit nga 370,000 njerëz në popullatën e përgjithshme të MB. Në studimin e parë, njerëzit që ishin vaksinuar me një dozë të vetme ose të vaksinave Oxford-AstraZeneca ose Pfizer-BioNTech kishin 65% më pak gjasa për të marrë një infeksion të ri Covid.
Tre javë pas vaksinës së tyre, të dhënë midis dhjetorit 2020 dhe fillimit të prillit 2021, infeksionet me simptoma ranë me 74%, ndërsa infeksionet pa simptoma të raportuara ranë me 57%. Ata që kishin marrë një dozë të dytë vaksine të Pfizer kishin 90% më pak gjasa të infektoheshin.
E njëjta llogaritje nuk mund të bëhej për AZ, sepse shumë pak njerëz në studim kishin marrë një dozë të dytë. Studimi tregoi që të 2 vaksinat ishin efektive kundër variantit Kent (B117) i cili po qarkullonte në atë kohë. Sidoqoftë studiuesit thane se shifrat treguan se ekzistonte ende një shans që njerëzit e vaksinuar të mund të merrnin përsëri Covid dhe t'ua kalonin të tjerëve, duke theksuar nevojën për distancim shoqëror dhe maska.
Studimi i dytë, në gati 46,000 të rritur që ishin vaksinuar me një dozë, gjeti përgjigje të forta të antitrupave, një shenjë që vaksinat po stimulojnë sistemin mbrojtës të trupit për të mbrojtur kundër virusit, në të gjitha grupmoshat.