×
Secondary Adv

Studimi: Rregulli i distancimit pa baza shkencore

Share on Google+

Instituti prestigjioz i Teknologjisë së Masaçusetsit thotë se rregulli që inkurajon njerëzit të distancohen shoqërisht në publik nuk ka asnjë bazë të fortë shkencore.

 

Ata shpjeguan se rreziku i ekspozimit ndaj koronavirusit në ambiente të mbyllura është i njëjtë pavarësisht nëse njerëzit janë 2 m apo 20 m larg, dhe se ky rrezik është i ulët në hapësira të ajrosura mirë.

Bazant dhe Bush zhvilluan një model për të llogaritur rrezikun e ekspozimit në ambiente të brendshme bazuar në kohën e kaluar brenda, filtrimin dhe qarkullimin e ajrit, imunizimet, aktivitetin e frymëmarrjes, variantet dhe përdorimin e maskave.

Ekipi thotë se rregulli I distancimit nuk ka asnjë bazë fizike sepse edhe kur njerëzit mbajnë maska, ajri ka tendencë të rritet, të udhëtojë dhe të kthehet poshtë diku tjetër në dhomë, sipas CNBC. Këto zbulime sugjerojnë, sipas studiuesve, që nëse një hapësirë ​​ka ventilim të duhur, struktura 'mund të operohet në mënyrë të sigurt edhe me kapacitet të plotë dhe mbështetja shkencore për kapacitetin e zvogëluar në ato hapësira nuk është me të vërtetë e mirë'.

Koronavirusi është një pneumoni infektive që u shfaq për herë të parë në Wuhan Kinë në 2019, por që prej asaj kohe është përhapur në të gjithë botën, dhe ka qëndruar për më shumë se një vit. Kur filloi të mbahej për herë të parë zyrtarët e shëndetësisë njoftuan shpejt protokollet për të mbajtur larg virusin dhe kjo përfshinte distancimin shoqëror.

Për shkak se koronavirusi udhëton me anë të pikave të frymëmarrjes të nxjerra nga dikush që është i infektuar, CDC rekomandon që njerëzit të qëndrojnë të paktën 2 metra larg, por MIT thotë se distanca nuk ka rëndësi.

MIT shënon në studim se besohet të ketë rrugë në të cilat transmetimi ndodh midis njerëzve: pikat nga goja në gojën e një personi tjetër, sytë; pikat e infektuara në një sipërfaqe; dhe thithjen e pikave ose nga një person i infektuar ose nga ajri i ambientit.


Më të lexuarat