×
Secondary Adv

Ndertohet ura e pare ne bote me printer 3D

Share on Google+

 

Heijmans, një kompani inxhinierike ndërtimi hollandeze dhe kompania e dizajnit të software-ve Autodesk janë bashkuar me MX3D për të krijuar një urë celiku të printuar në 3D.

 


Ura do të vendoset në qendër të Amsterdamit në Holandë dhe do të inkorporojë aplikimin e gjeometrisë komplekse të projektuar në laboratorin e Joris Laarman.“Unë besoj fuqishëm në të ardhmen e prodhimit dixhital dhe të prodhimit vendor, një zanat i ri”, e përshkruan Joris laarman.

 

 

Kjo urë do të tregojë se si printimi 3D po aplikohet në botë, në një shkallë më të gjerë, me objekte funksionale dhe materiale të qëndrueshme. Simbolika e urës është një metaforë e bukur për të lidhur teknologjinë e së ardhmes me qytetin e vjetër, në një mënyrë që sjellë më së miri të dyja botët. Projekti do të tregojë mënyra të reja të ndërtimit për realizimin e kantierëve automatikë të ndërtimit.

 


MX3D do të pajisë robotët industriale me multi aks, mjete për printimin 3D dhe software të zhvilluara në mënyrë që ata të mund të printojnë metale, plastike dhe kombinime të materialeve në çdo format.Kjo teknikë e përparuar do të ketë një kosto të përshkallëzuar, dhe do të ofrojë zgjidhje kreative robotike për artin, ndërtimin por edhe më shumë.

 


“Heijmans e ka kuptuar që gjërat duhet të ndryshojë. Ne jemi të përkryer me MX3D, sepse ndajmë të njëjtin opinion dhe do të jemi në gjendje për të realizuar atë së bashku. Ne jemi në gjendje të ofrojmë njohuri duke e ditur se çfarë dëshiron tregu. Ata janë të përfshirë në lloje të tjera të prodhimit dhe duan një shkallë më të gjërë, një urë. Në dy vitet e para do të jemi në fazë testimi, ndërkohë vitin e tretë do të printohet një urë metalike për përdorim të gjërë”, shprehet menaxheri i inovacionit, Jurre Van Der Ven.

 

 

Urat e printuara në 3D do të jenë të hapura për vizitorët nga shtatori i 2015-ës. Projekti do të tregojë një mënyrë të re të ndërtimit në realizimin e veprave në mënyrë automatike.

 


Më të lexuarat